Bedri Istrefi i bie pishman, nga 50% pritet ta zvogëlojë pagën tij vetëm 20%

08:14 | 12 Janar 2020
A Z

“Duke e pa situatën që jemi duke kaluar unë kam kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmeti të reflektoj nga unë, pagën që e kam ta ulin për 50 ose 70%”.

Kështu kishe deklaruar dy muaj më parë, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi por ai duket se i ka rënë pishman për këtë deklaratë, shkruan arbresh.info.

Në janar të këtij viti kur të gjithë punëtorët u lajmëruan se pagat e tyre do të zvogëlohet nuk ishte e përfshirë ulja e pagës së kreyshefit për 50%. Në emailin të cilin e ka siguruar arbresh.info thuhet se pozitat e larta të ndërmarrjes në të cilat hyn edhe ajo e kryeshefit do të kenë zbritje të koeficienteve aktual  për 20%.

Ndryshe Bedri Istrefi në deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë, Agjencinë Kundër Korrupsion ka bërë të ditur se në pozitën e  kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës merr pagën neto prej 4,453.02 euro.

Por me shumë gjasë as kjo ulje e pagës nuk do të ndodhë.

Gjatë javës Sindikata e Telekomit të Kosovës ka takuar Bordin e ndërmarrjes duke u parashtruar kërkesën që kjo ulje e pagave të mos bëhet deri në fund të marsit.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj. Ai ka thënë se këtë kërkesë e kanë shtruar sot në mbledhjen e Bordit.

“Kërkesa e sindikatës është që të pezullohet vendimi deri me datën 31.03 për shkak se Ligji është dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe nuk e dimë a hynë a jo, Bordi është dakorduar që ditëve në vijim të shqyrtojnë kërkesën tonë dhe deri javën e ardhshme të del me një vendim. Ka qenë takim i frytshëm dhe besojmë se do të ketë reflektim pozitiv ”, ka thënë ai.

Balajt ka thënë se me zvogëlim të pagave nuk do të pajtohen punëtorët.

“As 10 as 20%, ne nuk jemi pajtuar. Por, duhet të gjejmë alternativa të shohim se çka po bëjnë për shkak të gjendjes së rëndë pasi është numër i madh i punëtorëve”, ka përfunduar ai.

Ndryshe ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës për vite me ardhë ishte kritikuar për shpenzime pa kriter. Vetëm muaj më parë arbresh.info ka raportuar për dhjetëra raste të keqpërdorimit të parave.

Mijëra euro ishin ndarë për këngë dhe klipe të këngëtarëve të ndryshëm kosovarë. Nga paratë e Telekomit ishin organizuar spektakle të bukurisë, madje para ishin ndarë edhe për sallone të bukurisë.

E nga Telekomi kishin marrë para edhe artistë të tjerë e humoristë.

Ndërmarrja dorëshlirë ishte treguar edhe me dreka, darka e udhëtime zyrtare, ato para ishin shfrytëzuar nga zyrtarët e saj edhe për rroba, për të paguar gjoba trafiku e deri te blerja e biletave për ndeshje futbolli.

arbresh.info ka raportuar edhe për rreth 40 punësime me lidhje partiake e familjare të bëra në Telekomin e Kosovës./A. Çitaku/arbresh.info/

1 mijë euro bileta për ndeshjen Kosovë-Kroaci, faturën e pagoi Telekomi

‘Pushkë e çifteli’ e Leonora Jakupit i kushtoi Telekomit të Kosovës 6 mijë euro

Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme