Ministri i Financave, Bedri Hamza në seancën e kuvendit para deputetëve ka prezantuar draft buxhetin për vitin 2018. Sipas tij rritja ekonomike pritet të jetë 4.6 për qind, shkruan arbresh.info.
“Në vitin 2018 parashihet që rritja ekonomike e vendit të jetë 4,6 për qind në terma real ndërsa në atë nominal prej 6 për qind. Përafërsisht rritje të njëjtë ka projektuar edhe Banka Botërore. Për vitin 2018 Banka Botërore duket të jetë edhe më optimiste se sa projeksionet tona. Kjo rritje e projektuar do të bëhet duke përfshirë rritjen e investimeve”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se objekti kryesor i këtij draft buxheti është ruajta dhe menaxhimi fiskal i vendit, duke përmendur edhe pikat kryesore në të cilat janë përcaktuar.
“Rritje ekonomike stabile dhe të qëndrueshme, politika tatimore që do të jenë mbështetëse për sektorin privat. Do të bëjmë lehtësira për prodhuesit vendor. Te shpenzimet buxhetore do të përfshihen programe specifike, do të ketë rritje të pagave, do të ketë rritje për projekte të rëndësishme”, ka thënë ai.
Ministri Hamza, ka shtuar se projeksionet e të hyrave janë ndërtuar mbi bazën e parashikimeve, duke treguar edhe atë se sa pritet të ketë të hyra nga ATK-ja dhe Doga e Kosovës.
“Të hyrat nga ATK-ja, pritet të jenë 446 milionë euro, rritje kjo prej 5.4 për qind në raport me buxhetin e kaluar, ndërsa nga dogana në rritje prej 6 për qind nëse krahasohet me buxhetin e vitit të kaluar”, ka thënë Hamza.
Ai ka pohuar se politikat tatimore do të jenë mbështetëse të sektorit privat.
“Politikat tatimore do të jenë mbështetesh të sektorit privat, administrimi i tatimeve do të lehtësohet, do të merren veprime për uljen e informalitetit. Në vitin 2018 shuma totale e të hyrave do të jetë 1 miliardë e 829 milionë euro. Kjo rritje planifikohet të jetë edhe për vitet e ardhshme. Kjo rritje planifikohet të vazhdoj”, ka thënë ai.
Sipas ministrit Hamza ky draft buxhet ka një numër të madh të politikave reformuese./arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...