Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në komunën e Prishtinës dhe atë të Gjilanit.
Qëllimi i këtij programi është rritja e performancës, rezultateve, kapaciteteve për eksportim, punësimit të NMVM-ve në Kosovë, duke ofruar një qasje alternative në financa përmes granteve.
Programi i Granteve për NMVM financohet nga BE-ja dhe MTI-ja dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim.
Vlera e këtij projekti është 4 milionë euro (financimi i BE-së është 3 milionë euro).
Kompanitë që do të monitorohen sot janë Kompania “Logistics Plus” Sh.a., në Komunën e Prishtinës dhe Kompania D.P.Z. “TEKOM”, fshati Livoc i Poshtem në Gjilan.
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...