Rritja ekonomike në vendet e Evropës Juglindore (EJL6) në vitin 2015, vlerësohet të jetë mesatarisht 2.1 për qind. Kjo rritje ekonomike është shumë më e lartë krahasuar me 0.3 për qind të vitit 2014, kur rajoni u goditë rëndë nga përmbytjet. Tashmë pritet që të gjashtë vendet e rajonit të kenë rritje reale të Bruto Produktit Vendor (BPV) , kurse, Kosova dhe Maqedonia pritet që të kenë rritje ekonomike prej 3.6 dhe 3.7 për qind, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore.
Vitin 2015-të , Kosovës iu është rikthyer rritja ekonomike e cila vlerësohet se është përfshirë nga investimet e huaja. Po ashtu, sipas vlerësimeve të raportit të BB-së, Kosova ka vazhduar krijimi i vendeve të punës dhe zvogëlimin e varfërisë, por papunësia dhe varfëria mbesin të larta.
Ellen Goldstein, drejtore Rajonale për Evropën Juglindore, përmes lidhjes direkte nga Vjena ka prezantuar gjetjet kryesore të raportit “Ribalancim për një Rritje më të Fortë”, që përfshinë gjashtë vendet e EJL-së. Ajo ka vlerësuar se të gjitha vendet e Ballkanit perëndimorë kanë pasur përformancë pozitive dhe kanë arritur të shënojnë rritje të punësimit dhe përfshirje të sektorit privat.
“Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor ja në duke u rritur pozitivistë në këtë arritje po shohim punësim në shtim e sipër po shohim duke përfshirë sektorin privat, po shohim rrënje në varfëri. Këto janë lajme të mira në kuadër të mjedisit ekonomik. Mesazhi i dytë është këto vende të cilat kanë filluar që të merren me reformat ekonomike, po shohim një zhvendosje shumë të rëndësishme në atë se si po rritet ekonomia e tyre. Janë duke ecur nga në model i rritjes më të qëndrueshme i cili përbëhet nga konsumi dhe nga remitanca dhe rrjedhat e kapitalit në një ritëm që është i varur nga investimet dhe eksportet….Me të vërtet duhet të vazhdojnë të ndjekin reformat dhe duhet t’i ndjekin ato në dy lëmi të mëdha kyçe. E para është që të merren me aspektin e mos balancave makroekonomike dhe fiskale e që vazhdojnë të qëndrojnë të larta në Ballkanin Perëndimorë…Lëmia e dytë është ajo që është shumë e rëndësishme që të thellohen reformat strukturore duke e rritur prodhimtarinë vendore.”, tha Goldstein.
Ndërsa, Agim Demukaj, ekspertë nga Banka Botërore tha se BB nuk ka të dhëna zyrtare për nivelin e papunësisë dhe varfërisë por sipas të dhënave që ata kanë, vlerësohet se ka pasur krijim të vendeve të punës.
“Vlerësohet se ka vazhduar krijimi i vendeve të punës dhe zvogëlimi i varfërisë, mirëpo ne e dimë që papunësia dhe varfëria në Kosovë mbesin ende në nivele të larta. Problemi këtu është se vlerësohet për shkakun se nuk kemi ende të dhëna publike nga Agjencia e Statistikave, e cila e përkrahë një vlerësim të tillë. Vlerësimi bazohet kryesisht nga të dhënat preliminare dhe informatat e përgjithshme që i kemi…. Reformat strukturore nevojitet të vazhdojnë në përmirësimin e produktivitetit dhe përshpejtimin e rritjes në të ardhmen. Ne e kemi parë një rritje ekonomike deri tashmë 3.5 për qind, vitin e kaluar ka qenë 3.6 për qind, po nevojat e Kosovës janë për një rritje më të shpejt. Me qëllim të arritjes së një rritje më të shpejtë e cila transmetohet pastaj edhe në vend të punës, edhe në zvogëlim të varfërisë nevojitet që të përmirësohet produktiviteti…Kur flasim për strukturën e rritjes se kush ka kontribuar në rritje u përmend edhe më herët se vitin e kaluar në krejt rajon shohim të paktën katër shtet që investimet akne ndikuar pozitivisht në rritje ekonomike”, tha ai.
Sipas Demukaj, reformat e politikës fiskale në Kosovë përfshirë edhe programin e FMN-së, prej gjysmës së vitit të kaluar kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në ndërtimin e qëndrueshmërisë fiskale. Ai po ashtu tha se nevojiten reforma strukturore në përmirësimin e produktivitetit dhe përshpejtimin e rritjes në të ardhmen.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend