Banka Botërore ka aprovuar programin e për zhvillimin dhe shfrytëzimi i mundësive për sigurinë e ujit në Kosovë, i cili synon të forcojë kapacitetin e Kosovës për menaxhimin e sigurisë së ujit në nivelin kombëtar.
Në njoftimin e BB-së thuhet se mbështetja financiare arrin në 25.1 milionë euro, shkruan arbresh.info.
“Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore në Washington D.C. ka aprovuar Programin Zhvillimi dhe shfrytëzimi i mundësive për sigurinë e ujit në Kosovë, i cili synon të forcojë kapacitetin e Kosovës për menaxhimin e sigurisë së ujit në nivelin kombëtar dhe të përmirësojë sigurinë e ujit në basenin e Moravës së Binçës, që është rajoni më i thatë në Kosovë. Mbështetja e miratuar financiare për projektin është 25.1 milionë euro (27.4 milionë dollarë). “Banka Botërore po e mbështet Kosovën për të adresuar krizën e ujit në nivelin kombëtar dhe specifikisht mungesën e ujit në zonën e basenit të Moravës. Përveç përfitimeve të rëndësishme të zhvillimit nga përmirësimi i furnizimit dhe forcimi i menaxhimit të resurseve ujore në Kosovë, disponueshmëria e ujit dhe e masave sanitare janë barrierë esenciale ndaj përhapjes së viruseve dhe për mbrojtjen e shëndetit njerëzor nga COVID-19 dhe sëmundje të ngjashme”, tha Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. “Larja e duarve në basenin e Moravës nuk guxon të merret si e mirëqenë meqë vitin e kaluar atje kishte mbi 200 ditë me furnizim jo të rregullt me ujë.”, thuhet në njoftim.
Nga ky projket do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht fermerët.
“Projekti i aprovuar do të shtrojë edhe themelin për zhvillimin dhe menaxhimin strategjik të depozitimit të ujit në të ardhmen, përmirësimin e njohurive rreth ujërave në vend për t’u ballafaquar me thatësira, përmbytje dhe për të përmirësuar shërbimet, si dhe përmirësimin e menaxhimit të sigurisë së digave për komunitetet në rrjedhën e poshtme. Projekti do të investojë në mënyrë të konsiderueshme në lartësimin e nivelit të shërbimeve të furnizimit me ujë në zonën e menaxhuar nga ndërmarrja e ujësjellësit Hidromorava. Ai gjithashtu do të financojë studimet teknike, sociale dhe mjedisore për të lejuar një vlerësim të detajuar të një investimi përcjellës potencial për zgjerimin e kapaciteteve për depozitimin e ujërave të sistemit hidrik ‘Kikë-Kremenata’ në juglindje të Kosovës. Përveç kësaj, projekti ka gjithashtu nën-komponentë që mbështesin rimëkëmbjen ekonomike përmes granteve për komunitetin, dhe krijimin e vendeve të punës gjatë implementimit.
Të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe veçanërisht fermerët, do të përfitojnë nga shërbimet e përparuara hidrometeorologjike, mbrojtja e pellgjeve ujëmbledhëse, masat agro-mjedisore dhe mundësitë ekonomike që do të rezultojnë. Të gjitha komunitetet në rrjedhën e poshtme të digave në Kosovë do të përfitojnë nga rritja e vëmendjes ndaj mirëmbajtjes dhe sigurisë së digave, risku i reduktuar nga përmbytjet dhe gatishmëria më e mirë emergjente. Do të reduktohen risqet nga thatësira duke e bërë të mundur përdorimin e kapacitetit të depozitave të pashfrytëzuara aktualisht të ujit. Përmes qasjes në shërbimet e përmirësuara të ujit, nga projekti do të përfitojnë drejtpërdrejt rreth 190,000 qytetarë që banojnë në basenin e Moravës së Binçës, në juglindje të Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e Bankës Botërore.
Projekti do të implementohet nga Qeveria e Kosovës gjatë një periudhe prej 5.5 vjet.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...