Kryetari i Odës Ekonmike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar sot se raportet ekonomike në mes të Kosovës dhe Hungarisë janë me rëndësi strategjike dhe se ato duhet ti përcjellin raportet e avancuara poltiike në mes dy vendeve.
Nga ana tjetër u theksua se komuniteti i biznesit nga Hungaria sheh interesim për të bashkëpunuar me bizneset e Kosovës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke hapur foruminin ekonomik Kosovë Hungari theksoi se tha se raportet politike me Hungarinë janë të avancuara dhe mbi këto raporte të forcohet bashkëpunimi ekonomik.“Bashkëpunimi ekonomik me Hungarinë është i mirëseardhur për Kosovën dhe besoj që ky forum do të gjeneroj bashkëpunime. Hungaria është një vend i rëndësishëm dhe strategjik, dhe sa më tepër të forcohet partneriteti forcohet ardhmëria për të gjithë ne”, tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu tha se Kosova ka pesë objektiva që fillojnë me E: e para është Evropa, Edukimi, Ekonomia, Ambientalizmi dhe përvoja dhe si të mësojmë për këto dimensione.
“Këtu do të shihni një realitet dhe do të mësoni se Kosova është shumë më e mirë, sesa e parë nga jashtë. Kjo është një dëshmi që përkundër situatës politike, agjenda ekonomike duhet të vazhdojë. Vetëm bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi ekonomik i bashkon popujt dhe vendet”, tha Gërxhaliu.
Attila Galambos nga Oda ekonomike e Hungarisë, ka folur për eksperiencën e tij që ka filluar në Kosovë që nga viti 2003, duke thënë se biznesmenët në Kosovë janë korrekt dhe të hapur për bashkëpunim.“Edhe marrëdhëniet politike janë të shkëlqyeshme, por detyra jonë është që të krijojmë kushtet më të mira për biznes dhe kjo është arsyeja përse ne kemi krijuar Komitetin për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Ambasadori Hungarez në Kosovë Lasilo Markuez, tha se qeveritë e Kosovës dhe Hungarisë kanë bërë shumë për të fuqizuar marrëdhëniet ekonomike.
“Ne kemi nënshkruar në dhjetor të 2015 marrëveshje për bashkëpunim. Gjithashtu ne kemi nënshkruar marrëveshje për hua për 62 milionë euro pa kamatë, dhe këto janë të parapara nga qeveria e Hungarisë që t’i japim Kosovës për zhvillim ekonomik. Banka e Hungarisë e ka hapur një linjë kreditore prej 85 milionë eurosh për stimulimin e kompanive tona. Në këto dy vite të fundit i kemi pasur disa takime të nivelit shumë të lartë. Kryeministri Isa Mustafa, presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme e kanë theksuar në Budapest se firmat e Hungarisë janë të mirëseardhura”, ka thënë ai.
Kreshnik Thaçi nga KIESA në kuadër të MTI-së foli për shërbimet që mund t’iu hyjnë në punë bizneseve hungareze që dëshirojnë të shtrijnë biznesin në Kosovë.“Institucioni që unë përfaqësoj këtu, është një institucion që funksionon në kuadër të MTI-së dhe në kuadër të shumë shërbimeve që ofrojmë është edhe sektori i promovimit të investimeve, që përmes të cilit tentojmë që bizneset e huaja t’i ftojmë që të investojnë dhe të bëjnë marrëveshje me bizneset tona”, tha ai dhe shtoi se Kosova paraqet një treg liberal kryesisht të ndikuar nga importet e vendeve të regjionit.
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, tha se sistemi tatimor është i lehtë, i thjeshtë dhe nuk ka trashëguar asnjë presje nga sistemet e kaluara.
“Praktikat të cilat janë të marra nga OECD-ja mbi të ardhurat dhe kapitalit dhe direktiva e BE-së që e bënë Kosovën të krahasueshme me të gjitha vendet e BE, dhe në këtë rast edhe me Hungarinë. Ofron mundësi të lirimeve dhe njohjes së shpenzimeve edhe të fuqisë punëtore për trajnimin e tyre. Te tatimi në vlerën e shtuar Kosova ka dy norma nga shtatori i 2015-ës, është norma e ulur 8 për qind dhe norma standarde 18 për qind”, tha Imeri.“Ky ligj ofron lirime të veçanta për lëndë të parë, pra heqja e TVSh-së në importin e lëndës së parë, gjithashtu edhe lirimi për pajisjet prodhuese.
Diçka e veçantë që lidhet me shtetin e Hungarisë në mesin e 10 marrëveshjeve për tatimin e dyfshtë, njëra është me Hungarinë, e cila është një marrëveshje specifike dhe është e njëjtë me bizneset që operojnë në Hungarisë”, tha ai.Përfaqësuesi nga Dogana e Kosovës Musa Gashi, tha se shteti i Hungarisë vazhdon ta ndihmojë vendin në shumë projekte, në veçanti Policinë dhe Policinë kufitare dhe Doganën.“Edhe Dogana e Kosovës e ka rolin e saj primar për mbledhjen e të hyrave për buxhetin e Kosovës, krahas kësaj janë edhe rolet tjera që Dogana i kryen: janë edhe luftimi i kontrabandës dhe luftimi i kontrabandës që mund të shfaqet gjatë importimit të mallrave”, tha ai.Ai ka treguar se në kuadër të shumë aktiviteteve që Dogana i ndërmerr lidhur me lehtësimin e marrëdhënieve tregtare janë lehtësirat që Dogana i ndërmerr me rastin e qarkullimit të mallrave dhe Dogana për këtë e ka të instaluar sistemin elektronik.
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...