Afër 200 banorë të fshatit Hade po ndihen të rrezikuar nga shembja e vazhdueshme e dheut dhe lëvizjet e tokës.
“Na jena të rrezikum skajshmërisht prej shembjes së dheut edhe prej zhurmave të KEKU qaq shumë jem të rrezikum sa që smuna me than me fjalë”, thotë Burimi banor i fshatit
Banorët thonë se kanë bërë ankesa e kërkesa të shumta për dislokim, por sipas tyre ato kanë hasur në vesh të shurdhër.
Njeri nga banoret Urim Grajçevci tha se “Te xhamia janë kanë banorët e parë që janë cilësuar me rrezikshmëri të lartët”.
Mirëpo pretendimet e këtij banori i hedh poshtë KEK-u. Në një përgjigje përmes emailit thuhet se KEK-u ka licencën vetëm për hapjen e mihjes së ashtuquajtur “Sibovc jugperëndim” me një sipërfaqe prej afërisht 500 hektarësh, e cila është e paraparë të furnizojë me qymyr termocentralet ekzistuese (Kosovën A dhe Kosovën B). “Konform kësaj licence është përgatitur dhe aprovuar plani i detajuar dhe dinamik i zhvillimit të kësaj mihjeje, dhe konform së cilës edhe është duke u zhvilluar zhvendosja e banorëve. Më tej, ky plan i detajuar i zhvillimit të mihjes u është prezantuar te gjitha palëve të interesit (duke përfshirë MMPH-në )”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut.
Në anën tjetër, Bashkim Bekolli, këshilltar politik dhe zëdhënës i ministrit Agani, tha për RTK-në se dislokimi BANORËT NË HADE NDIHEN TË RREZIKUAR
Afër 200 banorë të fshatit Hade po ndihen të rrezikuar nga shembja e vazhdueshme e dheut dhe lëvizjet e tokës.
“Na jena të rrezikum skajshmërisht prej shembjes së dheut edhe prej zhurmave të KEKU qaq shumë jem të rrezikum sa që smuna me than me fjalë”, thotë Burimi banor i fshatit
Banorët thonë se kanë bërë ankesa e kërkesa të shumta për dislokim, por sipas tyre ato kanë hasur në vesh të shurdhër.
Njeri nga banoret Urim Grajçevci tha se “Te xhamia janë kanë banorët e parë që janë cilësuar me rrezikshmëri të lartët”.
Mirëpo pretendimet e këtij banori i hedh poshtë KEK-u. Në një përgjigje përmes emailit thuhet se KEK-u ka licencën vetëm për hapjen e mihjes së ashtuquajtur “Sibovc jugperëndim” me një sipërfaqe prej afërisht 500 hektarësh, e cila është e paraparë të furnizojë me qymyr termocentralet ekzistuese (Kosovën A dhe Kosovën B). “Konform kësaj licence është përgatitur dhe aprovuar plani i detajuar dhe dinamik i zhvillimit të kësaj mihjeje, dhe konform së cilës edhe është duke u zhvilluar zhvendosja e banorëve. Më tej, ky plan i detajuar i zhvillimit të mihjes u është prezantuar te gjitha palëve të interesit (duke përfshirë MMPH-në )”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut.
Në anën tjetër, Bashkim Bekolli, këshilltar politik dhe zëdhënës i ministrit Agani, tha për RTK-në se dislokimi i banorëve në zonën e mihjes së re ku bën pjesë edhe fshati Hade, Sibovc dhe fshatra të tjera, është proces në vazhdimësi ku edhe zhvendosja parashihet të ndodhë me faza dhe do të zgjasë shumë vjet.
Ministri i Mjedisit, Ferid Agani, ka marrë vendim që të formojë edhe task-forcën për shpronësime, e cila pritet të ndodhë shumë shpejt.i banorëve në zonën e mihjes së re ku bën pjesë edhe fshati Hade, Sibovc dhe fshatra të tjera, është proces në vazhdimësi ku edhe zhvendosja parashihet të ndodhë me faza dhe do të zgjasë shumë vjet.
Ministri i Mjedisit, Ferid Agani, ka marrë vendim që të formojë edhe task-forcën për shpronësime, e cila pritet të ndodhë shumë shpejt./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...