Bankat, ndihmesa kryesore në zhvillimin e sektorit privat në vend

12:10 | 15 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Zhvillimi ekonomik nuk mund të ndodh pa pasur një zhvillim të sektorit privat dhe bankat janë ato të cilat mund të ndihmojnë dhe po ndihmojnë këtë sektor. Legjislacioni i viteve të fundit dhe sistemi i përmbaruesve privat nga ata që përfaqësojnë sistemin bankar u vlerësua si një ndihmesë e madhe në kthimin më të shpejtë të kredive gjë e cila paraqet edhe njërën ndër sfidat e këtij sektori.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temën “ Ndikimi i Sektorit Dinamik Bankar në Zhvillimin e Sektorit privat”.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka deklaroi para të pranishmëve se nëse ka pasur diçka pozitive gjatë këtyre viteve në ekonomin e brishtë të Kosovës, ka qenë sektori bankar i cili është treguar të jetë i fuqishëm dhe qëndrueshëm në vendin tonë.

Mirëpo ajo që Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar gjatë këtyre viteve, sipas Zekës është të ketë një zbatueshmëri më të madhe të kontratave në mes bankave dhe biznese, si dhe një efikasitet më të shtuar të gjyqësorit.

 

“Bizneset e rëndomta nga sektori privat, shpeshherë janë ankuar në kushte jo shumë të favorshme të financ im në vendin tona pa u ndalurdhe pa u analizuar shumë në arsyet të cilët kanë ndikuar në këto kushte të financim. Ne jemi të vetëdijshëm gjithmonë si Odë Ekonomike Amerikane, kemi kërkuarqë të respektohet zbatueshmëriae kontratave që të rritet efikasiteti i gjyqësorit , që të përmirësohet përmbarimi, gjë e cila besoj që ka ndodhur në vitet e fundit, të cilat kanë ndikuar që së paku në vitin 2015 të shohim këtonorma të interesit besoj që i keni pa”, tha Zeka.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza tha se pa një sektor të zhvilluar dhe të fuqishëm bankar nuk mund të ketë as zhvillim të sektorit privat e rrjedhimisht as zhvillim ekonomik të vendit.

 

“Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2015 po karakterizohet me një ritëm të përshpejtuar të rritjes ekonomike, d he pse jo të nevojshme e gjeneruar kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme, norma vjetore e rritjes ekonomike për vitin 2015 pritet qëtë arrijë diku për 3.5 për qind. Rritja e kredive të reja konsumuese dhe remitencave kanë pasur ndikim të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave të disponueshme të qytetarëve dhe rrjedhimisht edhe në rritjen e konsumit privat. Përderisa edhe konsumi publik ka shënuar rritje”, tha Hamza.

Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters në një fjalë rasti theksoi se sa i rëndësishëm është treguar sektori bankar në zhvillimin e vendit.

 

“Në zhvillimin ekonomik sektori bankar luan dy role, e para është vet zhvillimi brena këtij sektori, është sektori që ka treguar reformat brenda sistemit bankar investimet që janë bërë nga bankat. Ky ? ?shtë sektori që ka tregu se përfshirja e sektorit privat luan një rol të rëndësishëm në mënyrë që të arrihet një nivel që është i nëjjtë me zhvillimet e fundit në rajon”, tha Olters.

Eriola Bibolli nga banka Pro Credit Bank shprehu ndihmesën që është dhënë në dy vitet e fundit nga legjislacioni i aprovuar në Kuvend përmes Ligjit për Detyrime dhe funksionimit të përmbaruese privat, të cilët sipas saj, kanë ndikuar dukshëm në kthimin e kredive dhe përshpejtimin e lëndëve nëpër gjykata, atëherë kur ka pasur zvarritje të kthimit të kredive.

 

“Një pikë kthyese nëpërvojën e bankave me sistemin gjyqësor ka të bëj aprovimi i ligjit të ri mbi detyrimit i cili ka qenë efektiv prej fillimit të vitit 2013 dhe njëkohësisht fillimi i punës së përmbaruesve privat. Unë mund të flas në mënyrë më specifike për bankën tonë. Kthimi i mjeteve prej kredive të shlyera gjatë vitit 2015 ka shënuar rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin 2014 gjë që është një arritje e madhe, njëkohësisht edhe koha e procesit të lendeve prej përmbarueseve privat apo prej sistemit gjyqësor shënon një rënie prej 30 për qindmesatarisht koha e procesit të një lënde në gjykatë ka shkuar 3-5 vjet… D.m.th trendi pozitiv vërehet dukshëm”, tha Bibolli.

Për të pasur një besueshmëri më të madhe në mes bankave dhe sektorit privat për Yll Sejdiun nga banka NLB Bank, pasqyrat financiare të bizneseve duhet të bëhen më transparente.

 

“Ekonomia jo formale në Kosovë sipas disa raporteve kap shifrën 40 për qind. Për këtë arsye edhe besueshmëriapasqyrave financiare ës nuk ? ?shtë në nivelin e duhur. Këtu mund të bëjnë më shumë bizneset. Dihet sipas teorisë së përgjithshme ekonomike rreziku lidhet me kthimin, është në proporcion të drejtpërdrejtë për atë arsye bankat dhe institucionet financiare pa sigurinë e informatave e shohin si rrezik shtesë te kreditorët. Këto biznese mund të ndikojnë duke rritur transparencën financiare”, tha Sejdiu.

Ndërkohë në disa informata të publikuara në këtë konferencë rezulton që sipas Raportit ë Bankës Botërore të të Bërit Biznes për vitin 2014, Kosova është ranguar e 24-ta në kategorinë e qasjes në financa, përderisa në 2015, rangimi është përkeqësuar në pozitën e 28.

Kosova në sistemin e saj bankar aktualisht ka 10 banka komerciale, 18 institucione mikrofinanciare, 15 kompani të sigurimit dhe dy fonde pensionale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme