Bankat amerikane janë në epërsi në krahasim me homologet e tyre evropiane duke arritur fitime shumë më të mëdha se institucionet financiare në anën tjetër të Atlantikut.
Kështu thuhet në një studim të bërë nga konsulenca e biznesit EY, i cili është botuar sot në Frankfurt.
”Gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, 10 bankat më të mëdha amerikane fituan së bashku më shumë se dyfishin e homologeve të tyre evropiane dhe ky hendek është duke u zgjeruar”, tha EY.
Vlerësuar në bazë të pronave, 10 institucionet më të mëdha financiare në Evropë, shpallën rreth 26,4 miliardë euro (29,2 miliardë dollarë) fitime për gjysmën e parë të këtij viti, gati 6% më pak se një vit më parë.
Në anën tjetër, 10 bankat më të mëdha amerikane shpallën fitime prej gati 70 miliardë eurosh, duke u rritur me 0,6 % në gjysmën e parë të vitit 2018.
Vetëm banka ”JP Morgan” arriti 16,6 miliardë euro fitime gjatë gjysmës së parë.
Pas krizës financiare të viteve 2007-2008, që arriti kulmin me falimentin e bankës ”Lehman Brothers”, në shtator të vitit 2008, administrata amerikane futi fonde direkt në bankat e saj.
Bazuar mbi bursat, bankat amerikane vlejnë më shumë sesa homologet e tyre në Evropë.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë