Dje në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Administrativ të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (Council of Europe Development Bank – CEB) është aprovuar kërkesa e parë e Kosovës për mbështetje me kredi sovrane. Me një procedurë të përshpejtuar Kosova ka bashkërenduar kërkesat e sektorit shëndetësor, dhe ka marrë aprovimin nga BZHKE për financim në kohën më të shkurtër që lejojnë procedurat e brendshme të një institucioni financiar ndërkombëtar. Aprovimi i kredisë në vlerë prej 35 milionë, do të mundësojë financimin e sektorit të shëndetësisë në ballafaqim me COVID-19. Me kërkesë të Kosovës, interesi i Bankës pritet të subvencionohet nga instrumenti i brendshëm Llogaria e Dividendës Sociale në shumë prej 1 milion eurove. Sipas rregullave standarde të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës norma e interesit përcaktohet në periudhën e negocimit të marrëveshjes së kredisë.
Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (BZHKE) është institucioni i Këshillit të Evropës që ka mandat për mbështetjen e sektorit social ku përfshihet sektori shëndetësor. Pas goditjes së Evropës nga pandemia, Banka ka reaguar me hapjen e dy raundeve të jashtëzakonshme për mbështetje të 41 vendeve anëtare për mbështetje dhe ngritje të kapaciteteve shëndetësore për ballafaqim me pandeminë COVID-19. Ministria e Financave dhe Transfereve ka punuar ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë për të ofruar mbështetjen e nevojshme që të përmirësohet ndjeshëm trajtimi dhe kapacitetet e sistemit shëndetësor për të forcuar qëndrueshmërinë dhe kualitetin e shërbimeve shëndetësore.
Guvernatori i BZHKE-së Rolf Wenzel me rastin e aprovimit të projektit për mbështetje të financimit të sistemit shëndetësor tha: “ Në linjë me mandatin e saj ekskluziv social, Banka ka asistuar anëtarët e saj në mbështetjen për ballafaqimin me situatën e paprecedent që po ndikon pandemia COVID-19 në shtetet anëtare. Kjo kredi e parë sovrane për autoritetet kosovare siguron financim për sistemin shëndetësor dhe grupet e margjinalizuara. Për më tepër, BZHKE do të mbështet me grant si subvencionim të interesit, komponentë e cila do të përmirësoj më tutje kushtet financiare të kredisë. Kredia bëhet e mundshme me procedura të përshpejtuara të ndërlidhura me masat emergjente të COVID-19.”
Kredia me BZHKE do të financojë direkt sistemin shëndetësor përmes sistemit të financave publike të Kosovës. Kjo mbështetje do të mundësojë implementim të shpejtë të masave dhe do t’i vë në dispozicion sistemit shëndetësor resurse të cilat nuk i ka pasur që nga periudha e pasluftës
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...