Google ADS

Banka Ekonomike njofton për mbajtjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Kuvendit

22:55 | 17 Prill 2021
Arditë Shkodra

Banka Ekonomike e Kosovës njofton se të hënën do të mbahet Mbledhja e Përgjithshmë Vjetore e Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike më datë 26.04.2021.

Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë, pn, në pajtueshmëri me udhëzimet në fuqi për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 35-ta me radhë) do të mbahet ditën e hënë, me datë 26.04.2021, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë, pn, në pajtueshmëri me udhëzimet në fuqi për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19.

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:

1. Hapja e mbledhjes:

Formimi i kryesisë së punës.

2. Zgjedhja e komisioneve:

a) Komisioni verifikues;

b) Caktimi i procesmbajtësit.

3. Raporti i komisionit verifikues.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar.

5. Shqyrtimi dhe Miratimi i Raportit të Punës së Bordit të Drejtorëve për vitin 2020.

6. Shqyrtimi dhe miratimi:

Raporti Vjetor i Bankës për vitin 2020;

Raporti i Auditorit të Pavarur për vitin 2020;

Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2020;

Plani Strategjik 2021-2023.

7. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të Bordit të Drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Bankës Ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të Kuvendit të Aksionarëve.

8. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të Kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga Bordi i Drejtorëve në mes të dy mbledhjeve.

9. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të Bankës për vitin 2021.

10. Emërimi – zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike.

11. Të ndryshme.

Banka Ekonomike Sh.A.

Bordi i Drejtorëve

Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse./arbresh.info/

Njoftim për mbajtjen e mbledhjës së Kuvendit të Aksionarëve (bekonomike.com)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme