Banka Ekonomike dhuron donacion për Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së

15:23 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Banka Ekonomike vazhdon të përkrah fëmijët duke dhuruar donacion për QKUK, respektivisht Klinikën e Pediatrisë , Reparti Hematologjisë-Onkologjisë.

Sistemi shëndetësor, e në veçanti shëndeti i fëmijës vazhdon të jetë sfidë e madhe e shoqërisë tonë. Prandaj, duke pasur parasysh që fëmijët janë gurthemel i një kombi e shoqërie, Banka Ekonomike ka vendosur të dhurojë donacion për QKUK, respektivisht Klinikën e Pediatrisë, Reparti Hematologjisë-Onkologjisë. Ndonëse një kontribut modest, megjithatë përmes këtij donacioni ne kemi synuar të furnizojmë me inventar të ri dhe poashtu të përmirësojmë ambientin e punës me qëllim që të ofrohen kushte sa më të mira për punë, dhe kështu të trasojmë një të ardhme të sigurtë për fëmijët, thotë Merita Gjyshinca Peja, Kryeshefe Ekzekutive.

Ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për ngritjen e vetëdijësimit dhe përgjegjësisë sociale të shoqërisë sonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme