Google ADS

Banka e vetme shqiptare në veri, Banka Ekonomike hap degën më të re në Mitrovicë të Veriut

21:20 | 14 Nëntor 2024
E.H

Sot, Banka Ekonomike shënon një arritje të rëndësishme për të gjithë vendin.

Banka Ekonomike ka hapur degën e saj më të re në Mitrovicë të Veriut duke u bërë kështu bankën e parë shqiptare që hapet në veri.

“Një hap që përfaqëson jo vetëm zgjerimin e shërbimeve tona, por edhe përkushtimin tonë për të qenë sa më pranë qytetarëve të Kosovës. Kjo degë është përkushtimi ynë për të sjellë mbështetje dhe shërbime të avancuara për zhvillimin ekonomik të kësaj zone”, thuhet në njoftimin e Bankës Ekonomike.

Mes tjerash, Banka Ekonomike ka falënderuar klientët e saj për mbështetjen dhe për zhvillimin e përbashkët./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme