Banka Botërore: Tërmeti dhe koronavirusi janë goditje të njëpasnjëshme për ekonominë në Shqipëri

15:38 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Banka Botërore në raportin e publikuar sot ka paralajmëruar recesion për vendet e Ballkanit Perëndimor si pasojë e pandemisë Covid 19.

E Shqipëria do të ketë rritje ekonomike nga – 5 në – 7 për qind, shkruan arbresh.info.

Aty përmendet edhe tërmeti i nëntorit i cili së bashkë me koronavirusin ishin dy goditje të njëpasnjëshme me pasoja shkatërruese, që kanë ngrirë një pjesë të madhe të ekonomisë.

Në raport gjithashtu përmenden dy skenar, ai bazë dhe ai negative.

Sipas të dytit hamendëohet zgjatje në kohë e përhapjes së pandemisë e kështu masat kufizuese do të mund të hiqeshin jo më herët se fundi i gushtit, ku veprimtaria ekonomike do të mund ta rimerrte veten jo më herët se në tremujorin e fundit të vitit 2020.

“Rritja ekonomike në Shqipëri parashikohet të jetë nga -5 deri -6,9 për qind, sipas Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik (RER) të Bankës Botërore, i cili përdor një skenar bazë dhe një skenar negativ për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë që ka shkaktuar kjo pandemi. Skenari bazë hamendëson që përhapja e pandemise në Europë do të ngadalësohet së shpejti e kështu masat kufizuese mund të hiqen deri nga fundi i qershorit pas së cilës do të pritej një rimëkëmbje graduale në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020. Skenari negativ hamendëson zgjatje në kohë të përhapjes së pandemisë e kështu masat kufizuese do të mund të hiqeshin jo më herët se fundi i gushtit, ku veprimtaria ekonomike do të mund ta rimerrte veten jo më herët se në tremujorin e fundit të vitit 2020. “, thuhet në raport./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme