Google ADS

Banka Botërore së shpejti do të aprovoj 240 milionë euro për Kosovën

13:55 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Banka Botërore shumë shpejt mund të aprovoj 240 milionë euro dollarë për pesë vitet e ardhshme për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Avdullah Hoti në një konferencë për media pas vizitës që ai bashkë me guvernatorin e BB-së, Bedri Hamza kanë pasur në takimet e BB-së dhe FMN-së në Uashington, shkruan arbresh.info.

“Përveq takimeve në FMN-në kemi pasur takime të ngjeshura në BB. Strategjia e re, korniza e re strategjike parasheh që BB së shpejti të aprovoj 240 milionë dollarë në pesë vitet e ardhshme për Kosovën po ashtu 60 milionë euro nga Korporata Amerikane që i jepet Kosovës përmes përkrahjes së sektorit privat”, ka thënë Hoti./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme