Kryeministri i vendit Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka përgëzuar kabinetin qeveritar për suksesin e arritur në zhvillimin ekonomik, që është konfirmuar në Raportin e Bankës Botërore, ku është konstatuar se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Konsideroj se ky është një rezultat që ka ardhur në bazë të angazhimit të tërë Qeverisë, jo vetëm të një sektori, apo të disa sektorëve, por të një sinergjie tonë të përbashkët. Raporti, po ashtu, ka konstatuar se akoma kemi ballafaqime me probleme strukturore sidomos në fushën e punësimit, tek të rinjtë dhe tek gratë, dhe se në këtë aspekt duhet të punojmë edhe më shumë”
” Por, po ashtu, ka konstatuar se jemi shumë më mirë se sa vendet tjera, sa i përket punësimit produktiv, gjë që është një përparësi shumë e madhe, sepse nuk kemi punësim i cili nuk ndërlidhet me efektet e drejtpërdrejta ekonomike”, tha ai.
Mustafa poashtu theksoi se ekzekutivit edhe më tej do ta ketë agjendë kryesore zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këtë vit të arrijmë dhe t’i përafrohemi normës prej 5 për qind të rritjes ekonomike. Kjo, sipas të gjitha studimeve, krijon një elasticitet të punësimit, i cili fillon të krijoj një korrespondim shumë më të mirë, ose korrelacion pozitiv ndërmjet rritjes ekonomike dhe punësimit”, tha ai, duke shtuar se është detyrë themelore e Qeverisë që të vazhdojë këtë progres, që të përmirësohen indikatorët ekonomikë dhe se me zgjidhjen e këtyre problemeve do të zgjidhen shumë më lehtë edhe problemet tjera.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...