Banka Botërore ka kërkuar kontrolle më të shpeshta ndaj bizneseve të ndryshme në lidhje me pagesën e tatimeve.
Zyrtarë të saj kanë thënë se me anë të një ankete kanë zbuluar se bizneset kanë shumë besim që përmes lidhjeve me politikën dhe zyrtarë të ATK-së do të mund t’u ikin taksave, raporton KTV.
Në prezantimin e politikave fiskale për një shtet të ri dhe politikat tatimore, shmangja nga tatimi dhe zbrazëtirat tatimore kanë thënë se vitin e kaluar vendi ka pasur rritje ekonomike vetëm 1% duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave, ndërkaq një nga faktorët kryesor të kësaj rritje të ulët ka qenë shpërthimi në Kosovën A.
Zyrtarët e BB-së kanë thënë të kenë sugjeruar institucioneve që të mos e ndërtojnë autostradën për Shkup, por të mirëmbajnë rrugët magjistrale, të ulet vlera e subvencioneve ndaj veteranëve, të fillojnë sigurimet shëndetësore, por asnjëra nga këto nuk janë marrë parasysh, transmeton Koha.net.
Banka Botërore ka kërkuar nga institucionet që të rrisin tatimin mbi pronën, të bëhet tatimi për tokat bujqësore, ndërkaq kanë mbështetur rritjen e TVSH-së për 18% në disa produkte dhe kanë kërkuar rritjen e tatimit në korporata nga 10 në 15%.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...