Banka Botërore (BB) do të vazhdojë të mbështesë bujqësinë në Kosovë edhe në komponentë të reja, që do ta avancojnë edhe më shumë sektorin, siç është ujitja e tokave bujqësore.
Kjo u theksua në takimin që Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi pati me Ellen Goldstein, drejtoreshë për Ballkanin në BB-nw dhe drejtorin e BB-së për Kosovë, Marco Mantovanelli.
Ministri Krasniqi e njoftoi zonjën Goldstein me zhvillimin e bujqësisë në dy vitet e fundit dhe me ndikimin që kanë pasur investimet nga MBPZHR-ja por edhe projektet e tjera si ai i Bankës Botërore, USAID apo edhe organizata të tjera.
Krasniqi theksoi se ka ende shumë sfida, e në veçanti disa që janë edhe strukturore për bujqësinë, siç është mungesa e kapaciteteve moderne të ujitjes, konsolidimi i tokave dhe infrastruktura rurale.
Ai falënderoi Bankën Botërore për përkrahjen që i ka dhënë bujqësisë në Kosovë, dhe për gatishmërinë që kjo mbështetje të vazhdojë dhe të rritet po ashtu, në veçanti duke u fokusuar në projekte të mëdha që do të rregullonin mungesën e ujitjes së tokave bujqësore.
Nga ana e saj, drejtoresha Goldstein vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe të arriturat e shënuara në sektorin e bujqësisë. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e Bankës Botërore për bujqësinë, duke theksuar se si sektor ka kontribuar dhe po kontribuon në zhvillimin ekonomik në vend dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Ministri Krasniqi dhe drejtoresha Goldstein u pajtuan që të kenë koordinim të vazhdueshëm për realizimin e projekteve të reja mes MBPZHR-së dhe BB-së për bujqësinë në Kosovë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...