Raporti i Bankës Botërore për të bërit biznes ka treguar që Kosova po shënon progres në disa fusha më shumë, në disa më pak, mirëpo e rëndësishme është që Kosova ka hyrë në kategorinë e vendeve të cilat kanë një ambient të mirë të bizneseve.
Kështu ka thënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami gjatë tryezës me temë “Raporti i Bankës Botërore Doing Business 2017 dhe sfidat në të ardhmen”.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se Kosova në të bërit biznes ka shënuar progres, duke bërë kështu që Kosova të hyjë në kategorinë e vendeve të cilat kanë një ambient të mirë të bizneseve.
“Raporti i Bankës Botërore për të bërit biznes ka treguar që Kosova po shënon progres në disa fusha më shumë, në disa më pak, mirëpo ajo çka është me rëndësishme është që Kosova ka hyrë në kategorinë e vendeve të cilat kanë një ambient të mirë të bizneseve…Në qoftese do të ishin krahasuar me rezultatet e viti të kaluar, ne do të kishim shënuar një ngritje reja gjashtë vendeve, kurse në shumë indikatorë do të shënonim rritje. Mirëpo meqenëse edhe rezultatet e vitit të kaluar tani janë reviduar dhe janë marrë me metodologjinë e re të Bankës Botërore, atëherë, këtu supozohet që vitin e kaluar kemi qenë në pozitën e 66 dhe tani jemi në 60 në raportin e të bërit biznes”, tregoi Bajrami.
Bajrami ka treguar se edhe përkundër mundimit për të përmirësuar energjinë elektrike, një gjë e tillë nuk është përmirësuar.
“ Janë disa ministri të cilat kanë shënuar ngritje. Njëra prej tyre është Ministria e Financave, duke përmirësuar dy fusha atë të pagesës së tatimeve dhe tregtisë përtej kufijve. Tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ne gjendemi nga pozita e 27-të e rezultateve të revidime, në pozitën e 13 për fillimin e biznesit. Ne këtu kemi shkurtuar të gjitha procedurat për fillimin e një biznesi. ..Tek sigurimi i lejeve ndërtimore nuk kemi pasur progres, kjo është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor…Te sigurimi i energjisë elektrike edhe këtu nuk kemi ndonjë përmirësim, pavarësisht që ne jemi munduar që të zgjidhim shumë probleme të bizneseve por mungesa e energjisë elektrike është një fakt eveniment dhe kjo nuk është diçka që mund të zgjidhet shumë shpejtë”, tha Bajrami.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka treguar për ndryshimet të cilat janë bërë, e që këto ndryshime Banka Botërore i mori parasysh.
“Për pagesën e tatimeve, këtu janë dy ndryshime të mëdha që i ka marrë parasysh Banka Botërore që neve na ka mundësua të përmirësojmë këtë. Reforma e parë që ka ndërmarr Administrata Tatimore gjatë vitit të kaluar është deklarimi online qind për qind, e gjitha deklaratave tatimore që tatim paguesit është dashur të dorëzojnë në Administratën Tatimore. Nga 75 përqind sa ka qenë tani të gjitha deklaratat tatimore mund të dorëzohen online në administratat tatimore. Gjithashtu, është përmirësuar ofrimi i shërbimeve për tatim pagues duke zvogëluar koston e tatim paguesve për marrjen e shërbime nga administrata tatimore…shtylla e dytë e reformave sa i përket pagesave të tatimeve ka të bëjë me njohjen e asaj që njihen si shpenzime të trajnimit të punëtorëve është pjesë e ligjeve të pakos fiskale që kanë hyrë në fuqi në shtator të vitit të kaluar dhe këtë e kanë njohur Banka Botërore. Ky është një stim ulim shumë i mirë i bizneseve që të investojnë në shkathtësi dhe aftësitë e fuqisë punëtore, kjo na ka mundësuar që të përmirësoj rangimin sa i përket këtij indikatori të tatimit të pagesave nga vendi i 77 të përmirësojmë për 34 vende”, tha Hoti.
Ai ka treguar edhe për shpejtimin e procedurave të zhdoganimit nga ana e doganës, përmes aplikimit siç e quajnë aplikimit pa letër ose aplikimi ‘I’.
“Shtylla e tretë ka të bëjë me shpejtimin procedurave të zhdoganimit nga ana e Bankës Botërore, ana e doganës përmes aplikimit të asaj që quhet pa letër përmes aplikimit të ‘I’ pagesës pagesave elektronike, përmes ofrimeve të bizneseve që iu kemi dhënë bizneseve që të zgjedhin terminalet më të afërt doganor për të zvogëluar shpenzimet e transportit dhe për të nxitur një lloj konkurrence në mes terminaleve doganore dhe kështu ulen kosto për shërbime që sjellin këto terminale. E katërta kontrollet sipas përzgjedhjes së bazuar, të gjitha këto kanë përshpejtuar procedurat e doganimit, në rangim këtu jemi përmirësuar për tetë vende “, tregoi Hoti.
Ai gjithashtu ka treguar që pako fiskale 2.0 është afër finalizimit, kurse, paralajmëroi se do bëhen edhe banderolat e reja, pasi kjo ka qenë edhe propozim i Odës Ekonomike të Kosovës.
Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se viti 2015-të dhe 2016-të ka qenë vit i dialogut dhe partneritetit publiko-privat. Gërxhaliu tregoi se në raportin e të bërit biznes janë evidentuar hapa pozitive, por edhe janë skenuar disa mangësi.
Ai ka shtuar se tani më shumë se kurrë Kosovës i duhet zhvillim ekonomik, që garanton stabilitet politik, stabilitet social dhe të përshpejtojë proceset integruese.
“Në vitin 2015-të, 2016-të si Odë Ekonomike e kemi shpallë vit të dialogut dhe të partneritetit publiko-privat, shumë kush nuk e ka pranuar si realitet, por ka qenë e vërtetë ka qenë e vërtete në faktin se kërkesat e sektorit privat kanë qenë në mënyrë automatike të adresuar tek dikasteret qeveritare… Në raportin e të bërit biznes janë evidentuar hapa pozitiv, mirëpo janë skenuar edhe disa mangësi të cilat janë në një domen krejt tjetër, mirëpo përkundër këtij avancimi nuk kemi arsyeje për komoditet, kemi arsye për punë ndoshta më shumë edhe në të kaluarën. Sepse çdo herë kemi pas nevojë për zhvillim ekonomik ,por nuk e besoj që Kosovës i duhet me tepër zhvillim ekonomik se në këtë kohë, një zhvillim ekonomik që garanton stabilitet politik, që garanton stabilitet social dhe mbi të gjitha do të përshpejtoj proceset integruese dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës”, tha Gërxhaliu.
Ministrja Bajrami, ministri Hoti dhe Gërxhaliu pas paraqitjes së raportit, kanë vazhduar takimin e tyre me bizneset për të biseduar rreth sfidave të cilat ata përballen.
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja