Agjencia për Pronësi Industriale, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka organizuar konferencën me temë: “Sfidat dhe të arriturat e Pronësisë Intelektuale në Kosovë“, të cilën e hapi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Me këtë rast, ajo ri-theksoj përkrahjen e saj të fuqishme për forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale në Kosovë.
“Forcimi i një sistemi të tillë është dhe do të mbetet prioritet i MTI-së deri në përmbushjen e plotë të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian që pritet të ratifikohet gjatë këtij viti”, u shpreh ministrja Bajrami.
Ajo vuri në pahi se duhet të sigurohemi që përmes mbrojtjes së pronësisë intelektuale të inkurajojmë zhvillimet e reja teknologjike, të nxisim inovacionin dhe shpikjet, dhe të mbrojmë reputacionin e brendeve të kompanive vendore dhe ndërkombëtare.
“Prandaj, duke e ditur rolin e rëndësishëm të këtyre të drejtave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me përkrahjen e donatorëve ka ofruar vazhdimisht trajnime, brenda dhe jashtë vendit, për stafin e Agjencisë për Pronësi Industriale për të ngritur kapacitetet”, potencoi ministrja Bajrami.
Ministrja Bajrami, po ashtu tha: “Konsideroj që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet tani të fokusohet më shumë në bashkëpunimin në mes universiteteve dhe industrisë. Në këtë mënyrë do të nxitej më shumë puna kërkimore në universitete dhe do të mund të ofrohej një ambient për themelimin e një Zyre për Transfer të Teknologjisë brenda universiteteve. Kjo do të ndikonte që studentët kosovarë të mësojnë më shumë për teknologjitë e reja të zbuluara në ambientet e universiteteve ndërkombëtare.”, theksoi ministrja Bajrami./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”