Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka hedhur poshtë vlerësimet e ndryshme se rritja e të hyrave ka ardhur si rezultat i hyrjes në fuqi të pakos fiskale. Ai në konferencën e organizuar nga Qendra për Hulumtime Strategjike e Sociale – STRAS, ka bërë të ditur se shtimi i aktiviteteve ekonomike ka ndikuar në rritjen e të hyrave dhe jo rritja e TVSH-së nga 16 në 18 përqind.
Ndërsa, Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë , ka thënë se reforma tashmë për tash nuk mund të vërehen efektet te numri i papunësisë dhe tek termi i mirëqenies sociale. Ajo ka thënë se gjithë kabineti qeveritarë për përmirësimin e klimës për bizneset.
“Një reformë që është zhvilluar bashkë me juve që ka pasur realisht përkrahës po edhe kritikues. Ndoshta kritikues në kuptimin e asaj se sa fell kemi mund me shkuar me reforma. Ne normalisht është dashur gjithmonë t’i balancojmë të dy anët e medaljes edhe tek të hyrat buxhetore edhe të krijojmë ambient më të mirë për biznes. Besoj që në masë të madhe këto qëllime janë arritur …Po ajo që mua më ka bërë përshtypje , rritja e të hyrave buxhetore dhe aktiviteti biznesor në vend si rezultat i kësaj pakon fiskale nuk vijën nga ndryshimi i normave tatimore, përkundrazi rritja e të hyrave që ne i kemi pasur me 17-20 përqind nga shtatori i vitit të kaluar deri në dhjetor dhe këta tetë muajt e parë të këtij viti janë rezultat i aktivitetit të shtuar ekonomik që ka ndodhur në ven”, tha Hoti.
Ndërsa, Ibrahim Rexhepi, organizator i kësaj konferencë nga STRAS, ka thënë se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, reforma fiskale nuk kishte ndikim në rënie të çmimeve të konsumit.
“Nëse nuk ka pasur ngritje të çmimeve nuk ka pasur as rënie. Problemet sociale janë të theksuara, papunësia është çka më habiti po flas sipas të dhënave zyrtare nga statistikat. Të zëmë në të hyrat, pjesëmarrja e të hyrave në buxhetin familjarë nga pagat në sektorin privat është zvogëluar dukshëm, diku ka rënë nga 30 në 22 përqind. Janë rritë të hyrat, pjesëmarrja në të hyrat familjare nga sektori publik që është e kuptueshme për shkak të rritje së vazhdueshme të pagave…Megjithatë këto masa nuk e kanë mbërri efektin qind për qind, apo efektin për të cilin është premtuar se do të ketë reflektim të drejtpërdrejte tek rritja e fuqisë blerëse tek mirëqenia sociale e veçanërisht tek krijimi i ambientit për bizneset që nënkuptohet edhe zhvillimi ekonomik“, tha Rexhepi.
Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se tash për tash nuk mund të vërehen efektet e reformës fiskale te numri i papunësisë dhe tek termi i mirëqenies sociale.
“Ne e kemi pranuar së bashku me kryeministrit që komplet si kabinet qeveritarë jemi përgjegjës për ambientin e biznesit dhe si të tillë iu kemi qasur ambientit të biznesit duke formuar grupe punuese që kanë dal me vendim të këshillit kombëtar për zhvillim ekonomik…Ajo çka është në fakt i pranueshëm sepse ndoshta efektet e reformës fiskale nuk mund t’i shohim në termat të përmirësimit të numrave të pa punësisë ose në terma të përmirësimit të kualitetit të jetës të qytetarëve për shkake se është vetëm një vit…Për herë të parë ky mandat qeverisës ka baruar tregtarët me bizneset dhe prodhuesit, ju e dini që nuk kanë qenë të barabartë para reformës fiskale…. Në vitin 2016, janë 437 kompani me pronarë të huaj të cilat janë regjistruar në 9 mujorin e parë.”, tan Bajrami.
Reformat fiskale kanë hyrë në fuqi në muajin shtator të vitit të kaluar. Një vit pas hyrjes në fuqi të reformës, çmimet e artikujve nuk janë zbritur si vajit, sheqerit dhe artikujve të tjerë që hynë në zbritje të TVSH-së nga 16 në 8 përqindë.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...