Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi dhe ministra në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, kanë pritur në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë, Irena Beqirja, ku është diskutuar çështja e çmimeve referente që po vendosen nga pala shqiptare, si dhe për çështje të tjera që janë pjesë e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani nga dy vendet.
Beqirja ka thënë se kanë rënë dakord që dy organizata të tatimeve dhe doganave në çdo vendimmarrje dhe çdo proces që lidhet me tragetin midis dy vendeve të dakordohen paraprakisht. Sipas saj, ka vullnet politik nga të dyja palët dhe se është zotuar që tregtia me Kosovën është një nga prioritetet e Qeverisë shqiptare. Ajo ka sqaruar për vendosjen e çmimeve referencës për produktet kosovare.
Ajo ka pranuar se për vendosjen e çmimeve referente nuk është njoftuar ministrja e Kosovës, por që sipas saj, në nivel teknik doganat me njëra-tjetrën kanë pasur shkëmbim informacioni ditor.
Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se Kosova si anëtare e CEFTA-së, ka probleme dhe barriera tregtare me vendet fqinje. Ajo u ka bërë thirrje fermerëve kosovarë që t’i eksportojnë patatet në Shqipëri sepse nuk do të ketë më barriere.
Ndërsa, zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, tha se janë diskutuar hapat dhe masat që dalin nga marrëveshjet që janë arritura me marrëveshjet mes dy vendeve.
Në ketë takim pjesëmarrës ishin, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë, Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit t Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar, Behxhet Haliti.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...