Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e Kosovës dhe nga sot tregjet e kafshëve do të rihapen. Sipas saj, sëmundja Gungore është parandaluar.
Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit dhe kalimit të afatit kohor për tu fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes. siç thuhet në komunikatë, AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve.
Kjo agjensi thotë se pas vaksinimit ka rënë numri i rasteve të ngordhjes së kafshëve
“Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve. Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës.” thuhet në komunikatë./arbresh.info.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...