Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë i cili funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit të Kosovës, gjatë vitit 2014 ka pasur një varg problemesh me menaxhimin e financave publike.
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës ka evidentuar se kjo agjenci gjatë vitit të kaluar ka humbur rreth 6000 mijë euro nga prishja e mishit të kafshëve të konfiskuara, si pasojë e rishpallje së disahershme të ankandeve për shitjen e tij, transmeton arbresh.info.
“AUV mbledh të hyra edhe nga shitja e mishit nga kafshët e konfiskuara, ku shitja bëhet përmes ankandit. Gjatë vitit 2014, ishin realizuar 32 ankande në periudha të ndryshme dhe ishin mbledhur 76,472€. Në të gjitha ankandet e realizuara, kishte vetëm nga një ofertues edhe pse çmimet fillestare ishin nën vlerën e tregut. Në fillim procesi i shitjes nuk ishte i rregulluar, derisa vonesat në shitje të shkaktuara nga rishpallja e ankandeve kishin rezultuar me prishjen e mishit me vlerë të përafërt me 5,772€. Në fund të muajit tetor, AUV kishte aprovuar rregulloren 04/20149 për trajtimin e këtij procesi, megjithatë edhe përkundër rekomandimit të dhënë nga viti paraprak kishte vazhduar zhvillimi i ankandeve me vetëm nga një ofertues”, thuhet në raportin e ZAP-it për Zyrën e Kryeministrit të Kosovës e cila vitin e kaluar udhëhiqej nga Hashim Thaçi.
Përveq kësaj, ZAP-i ka evidentuar po ashtu se gjatë vitit 2014, Zyra e Kryeministrit kishte kompenzuar 63 punonjës nga buxheti për mallra dhe shërbime në vlerë prej 35 mijë 387 euro. Kompenzimi ishte për angazhime shtesë brenda orarit të punës lidhur me përpilimin e statistikave të veçanta sipas kërkesave të donatorëve, ndërkohë që sipas ligjit 04-L/233 për buxhetin e vitit 2014, nuk lejohet kompenzimi i punonjësve nga buxheti për mallra dhe shërbime.
Kjo sipas ZAP-it, ka rritur rrezikun e shfrytëzimit të mjeteve për qëllime të tjera.
“Kontrollet jo efektive në mbylljen e avanseve rrisin rrezikun e moskthimit të mjeteve dhe shfrytëzimin e tyre për qëllime tjera. Gjithashtu, kompensimet nga kategoria jo përkatëse ndikojnë në mbivlerësimin e mallrave dhe shërbimeve”, thuhet në raport.
Zyra e Kryeministrit kishte bërë shkelje edhe sa i përket avancimit të nënpunësve civil duke avancuar tre sosh pa shpallur fare konkurs si dhe ka mbajtur tre pozita menaxhuese nga ushtrues të detyrës më gjatë se afati i përcaktuar.
“Ligji i Shërbimit Civil nr.03-L-149, përcakton se një pozitë nuk mund të mbahet nga ushtruesi i detyrës për më shumë se tre muaj. Në tre raste pozitat menaxhuese mbaheshin nga ushtruesit e detyrës më gjatë se afati i përcaktuar, njëri rast ishte në ZKM ndërsa dy në AUV. Rregullorja për avancimin e nëpunësve civil përcakton se për çdo avancim duhet të shpallet konkursi i brendshëm ose i jashtëm. Në tre pozita, AUV-i kishte avancuar zyrtarët pa shpallur konkurs”, thuhet më tej në raport./arbresh.info.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...