Rexhep Kadriu zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës thotë se autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, është projekt me interes të madh nacional.
Ndërtimi i kësaj autostrade kërkon edhe fuqi punëtore, dhe kemi paraparë që Anamorava të përfitoj edhe në punësimin e të rinjve, dmth do të punësohen mbi tre mijë punëtorë.
“Meqë kjo autostradë do të lidhet me korridorin e dhjetë i cili kalon në Bujanoc, si dhe me autostradën “Arbën Xhaferi” ose siç njihet siç njihet me R6, dhe me autostradën e kombit “Ibrahim Rugova” apo R7, do të ketë përfitime ekonomike për bizneset e Anamoravës, në theks të veçantë për kompanitë e betonit dhe gurëthyesit” shprehet ai.
Që nga momentet e para të punës së tij në Qeveri, Rexhep Kadriu e ka dinamizuar punën e projekteve dhe pothuajse e gjen kudo duke inspektuar punime e projekte të reja raporton rajonipress.
Dhe nuk është vetëm ky detaj që atë e bënë shumë të popullarizuar kohëve të fundit në Anamoravë. Rexhep Kadriu për dallim nga zyrtarët e tjerë të lartë që vijnë nga Anamorava, e të cilët pothuajse s`kanë bërë asgjë për këtë pjesë, me përjashtim që pijnë kafe kot të së koti dhe bëjnë shpenzime në emër të taksapaguesve, ai vazhdimisht angazhohet që të sjell projekte të reja për Anamoravën.
Kadriu e dha lajmin e parë për autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” dhe është shumë optimist se nga ky projekt do të përfitojnë të gjithë. “Gjatë tre viteve të ardhshme sa do të zgjas ndërtimi i autostradës, 70% e vlerës së kostos së ndërtimit, do të mbesin në Anamoravë. Përveç kësaj, ndërtimi i kësaj autostrade kërkon edhe fuqi punëtore, dhe kemi paraparë që Anamorava të përfitoj edhe në punësimin e të rinjve, dmth do të punësohen mbi tre mijë punëtorë. Anamorava përfiton shumë nga qeveria Haradinaj, e kemi thënë vazhdimisht se ky regjion i Kosovës i lënë anash tani e shumë vite, do të rikthehet fuqishëm në planin e investimeve nga qeveria e Kosovës” tha Kadriu./rajonipress/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...