Austria dhe Zvicra, mbështetësit kryesorë të ekonomisë kosovare

09:33 | 10 Mars 2016
Arbresh.info

Austria dhe Zvicra janë ndër mbështetësit kryesorë të Kosovës në rrugën e saj të forcimit të shtetësisë e të zhvillimit ekonomik.

Kështu tha presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në hapje të Forumit të biznesit privat të organizuar nga programi COSME.

Pjesëmarrës të forumit ishin përfaqësues të pushtetit lokal, të bizneseve dhe të shteteve mbështetëse të këtij programi – të Austrisë dhe të Zvicrës.

Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ishte pjesë e panelit në konferencën e organizuar nga KOSME, me temën “Forumi për sektorin privat”, falënderoi Agjencinë ADA dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim për kontributin dhe bashkëpunimin e dhënë për sektorin privat, njoftojnë mediat në Prishtinë.

Hykmete Bajrami theksoi se MTI-ja vitin e kaluar ka pasur projektin “Përkrahje ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”, në bashkëpunim me zyrën e BE-së dhe të implementuar nga IOM-i.

Ajo përsëriti se përkundër problemeve ekonomike dhe politike, kemi arritur që në vitin 2015 të kemi 337.9 milionë euro investime.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme