ATK zgjat deri më 30 prill afatin për deklarimin dhe pagesën e tatimeve dhe kontributeve

12:39 | 20 Mars 2020
Arbresh.info

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka zgjatur afatin për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve personale.

“Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve të datës 19.03.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus – COVID 19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale deri më 30.04.2020”, thuhet në njoftim.

ATK ka njoftuar se afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore dhe Kontributeve zgjatet deri më 30.04.2020, për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:

“Po ashtu, ju njoftojmë se zgjatet afati deri me 30.04.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me Rimbursimet.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme