Mbledhja e kuponëve fiskalë dhe dorëzimi i tyre në Administratën Tatimore të Kosovës për të marrë rimbursimin për to, ka shtuar interesimin e qytetarëve krahasuar me tremujorin e kaluar kur filloi ky projekt dhe është shtuar në masën 141%, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.
“Për periudhën korrik, gusht e shtator janë pranuar 54,104 pliko me kuponë fiskalë nga 56,219 sa kanë aplikuar në ueb faqen e internetit të ATK, ku janë dorëzuar 3,380,894 kuponë.
Deri më tani ATK ka rimbursuar 23,135 qytetarë me shumën 395,855 euro dhe është duke vazhduar të shqyrtojë të gjitha aplikacionet ashtu që të rimbursojë mjetet për të gjithë qytetarët, të cilët kanë respektuar procedurat e parapara me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 dhe Fletëpalosjen “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal”. Si rrjedhojë e shtimit të kërkesave dhe numrit të kufizuar të stafit që ka ATK kërkojmë nga qytetarët që të tregojnë mirëkuptim në procesin e pranimit të rimbursimit.
Suksesi i këtij projekti shihet tek vetëdijësimi i qytetarëve për të kërkuar kuponin fiskal, si një formë e dhënies së kontributit të tyre për zhvillimin ekonomik të vendit. ATK përgëzon qytetarët që këtë projekt me rëndësi kanë filluar ta bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre.
ATK inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë me grumbullimin e kuponëve fiskalë edhe për periudhën tetor, nëntor e dhjetor dhe të dorëzojnë plikot me kuponët në janar 2016”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...