Google ADS

ATK prezanton të hyrat Janar – Gusht si dhe faljen e borxheve

07:17 | 8 Shtator 2016
Arbresh.info

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) organizon konferencën për media me qëllim të informimit të opinionit publik dhe të sigurimit të një transparence maksimale ndaj tatimpaguesve.

Qëllimi i kësaj konference është “Raportimi i Faljes së Borxheve, Aktivitete shtesë në teren, të hyrat Janar-Gusht 2016”, si dhe të arriturat tjera gjatë kësaj periudhe.

Në konferencë do të marrin pjesë Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri.

Takimi do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00 në sallën e konferencës, kati I, zyra qendrore e ATK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme