Përveç Doganës së Kosovës edhe institucioni tjetër që mbush buxhetin e shtetit, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbyllur vitin 2019 me rritje të të hyrave.
Vitin që lamë pas ATK ka mbledhur afër 500 milionë euro, mbi 10% më shumë se vitin 2018.
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë se kjo vlerë do të ishte shumë më e madhe në rast se nuk do të ndikonin disa faktor të jashtëm që kanë qenë jashtë ATK-së.
“Ne si institucion gjatë tërë vitit 2019 kemi vazhduar me trend pozitiv të rritjes të hyrave. Deri kur po flasim Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 497 milionë euro ose afër 500 milionë euro. Është trend i rritjes të hyrave në krahasim me vitin e kaluar për mbi 10%”, ka thënë Murtezaj.
Ai ka shtuar se për herë të parë borxhet në ATK kanë filluar të bien.
“Një ndër sukseset më të madh gjatë këtij viti është pjesa e borxheve. Prej një trendi të vazhdueshëm rritës që kemi pasur, këtë vit për herë të parë kemi arritur të ndalim stokun e borxheve dhe është filluar të kemi një trend rënës të stokut të borxheve. Me fillimin e vitit kemi mbi 21 milionë euro borxhe më pak, kjo është arritur duke ngritur përgjegjësinë tek stafi, dhe llogaridhënien”, ka shtuar Murtezaj.
I pari i ATK-së ka kërkuar bashkëpunim për identifikim të rasteve të korrupsionit.
“Gjatë këtij viti është rasti i parë që të ngritet një aktakuzë ndaj një zyrtari të ATK-së. Ne si institucion bëjmë përpjekje të jemi në përputhje me përgjegjësitë. Ne vazhdojmë të bëjmë apel tek të gjithë qytetarët dhe komuniteti i biznesit që të bashkëpunojnë ngushtë me ne, me qëllim të parandalimit dhe identifikimit të të gjitha çështjeve që dëmtojnë interesat e përgjithshëm të shoqërisë”, ka thënë ai.
Murtezaj ka folur gjithashtu edhe për tatimin e këngëtarëve, projektin e bashkimit të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore dhe planin e ATK-së për vitin 2020. /arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...