dministrata Tatimore e Kosovës do të vazhdojë të kontribuojë në mjedisin e të bërit biznes, duke u fokusuar në trajtim të barabartë të tatimpaguesve, dhe duke e vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë. Kjo u tha sot gjatë një takimi të anëtarëve të Odës Amerikane me Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.
Drejtori Ekzekutiv i OEA në Kosovë, Arian Zeka, tha se është për t’u përgëzuar qasja e ATK-së, e cila edhe në rrethana të tilla të sfiduara politikisht pas dorëheqjes së Qeverisë, vazhdon ta kryejë punën e saj në mënyrë korrekte si institucion i pavarur ekzekutiv.
Ai theksoi se Oda Amerikane mbetet e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me ATK-në, institucion të cilin e quajti si një ndër më të rëndësishmit për punën e bizneseve.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, përmendi zhvillimet e shumta të këtij institucioni në 20 vitet e fundit, ku theksoi faktin se ky institucion në krahasim me vitet paraprake ka avancuar në shumë procese, me qëllim të trajtimit të barabartë për të gjitha bizneset.
Si shembull për këtë ai përmendi rritjen e efikasitetit në procesin e grumbullimit të të hyrave, mbledhjes së borxheve, si dhe reformat në shqyrtimin e kërkesave të tatimpaguesve. Murtezaj shtoi se përkundër këtyre zhvillimeve ka shumë çështje për të cilat ekziston hapësirë për përmirësime dhe se ATK është e hapur për rekomandime.
Ai po ashtu foli edhe për masat e ndërmarra për rritjen e integritetit të zyrtarëve tatimorë, për çka po marrin mbështetje edhe nga programet e organizatave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e Odës Amerikane patën mundësi të ngrenë çështje të ndryshme dhe të marrin përgjigje nga përfaqësuesit e ATK-së, njëkohësisht duke ofruar rekomandimet e tyre për Administratën Tatimore të Kosovës, me theks të veçantë në nevojën e luftimit të ekonomisë joformale.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...