Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj thotë se pandemia e COVID-19 do të ndikoj në të hyrat e këtij institucioni.
Murtezaj në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se vetëm për një muaj këto të hyra janë zvogëluar për 13.67 milionë euro.
Ai tregon se kjo gjendje do të reflektojë edhe në likuiditetin e bizneseve.
Ilir Murtezaj: Sigurisht sikurse tek te gjitha institucionet e vendi, virusi COVID-19 i cili tashmë është i shpallur si pandemi, ka dhe do te ketë ndikim edhe tek arritja e objektivave të ATK-së, e kryesisht tek realizimi i të hyrave sipas projeksionit te planifikuar. Themi kështu pasi që ende nuk mund ta parashikojmë se sa do të zgjas kjo gjendje. Deri me datë 17.03.2020, ATK-ja ka pas një performancë të shkëlqyer të të hyrave duke arritur për periudhën 01.01.2020-17.03.2020 në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 të kemi rritje prej 11.2 për qind si dhe për këtë periudhë të kemi tejkalim të planit për 3 për qind. Ndërsa me datë 20.03.2020 është nxjerrë vendim për zgjatje të afatit për deklarim dhe pagesë te tatimeve deri me datë 30.04.2020, zgjatje kjo e cila ka reflektuar në rënie drastike të deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ku vetëm për periudhën 18.03.2020 kemi zvogëlim të të hyrave rreth 13.67 milionë euro. Ky është reflektimi për muajin mars, mirëpo nëse kjo zgjatet më shumë kjo gjendje, atëherë reflektimi në mos realizim të të hyrave të planifikuar do të rritet dukshëm.
Ilir Murtezaj: Gjithashtu, kjo gjendje do te reflektojë edhe në likuiditetin e bizneseve dhe krijimin e vështirësive në mbulimin e shpenzimeve të tyre dhe pagesën e detyrimeve tatimore. Aktualisht nuk mund te flasim me saktësi lidhur me ndikimin e Coronavirusit ns zvogëlimin e ts hyrave tatimore, mirëpo bazuar ns aktualitetin mund ts priten zvogëlim i të hyrave tatimore për muajin mars në 10 deri 14 milionë euro.
Ilir Murtezaj: Për sqarim të opinionit, vendimet për kufizim apo lejim të lëvizjes se qytetarëve dhe punëtorëve të bizneseve i merr Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me IKSHP-në dhe komunat, ndërsa ATK-ja vetëm ka lehtësuar procesin e pajisjes online me vërtetime për bizneset. Edhe tani kur pritet te fillojë zbatimi i masave të reja prapë ATK-ja të njëjtin rol do ta ketë, pra për bizneset që gjinden në listën e përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Inovacionit, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike do ju krijohet mundësia atyre bizneseve të pajisen me vërtetime që do t’ju shërbejnë për lëvizje të lirë të punëtorëve të atyre kompanive.
Ilir Murtezaj: Pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, me qëllim që të zbatojmë masat e IKSHP-së, si dhe me qellim që mos lejojmë pengesa në zhvillim te aktivitetit ekonomik tek bizneset, ATK-ja në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka njoftuar te gjitha bizneset të cilat kanë qenë të pajisura me leje për lirim doganor dhe TVSH-në, që do t’ju vazhdohen me automatizëm ato leje deri me 31.12.2020. Gjë që kjo ka eliminuar frekuentimin e madh të njerëzve dhe njëkohësisht ju është bërë zgjidhje bizneseve.
Ilir Murtezi: Tanimë edhe zyrtarisht kemi vlerësime nga BQK-ja, FMN-ja, Banka Botërore se si rezultat i pandemisë COVID-19 pritet që të kemi një rënie ekonomike rreth minus 2 për qind, gjë qe kjo rënie pa dyshim që sjell edhe rënie të të hyrave tatimore. Andaj, e para është që të shpresojmë që sa ma shpejtë dhe sa ma lehtë në aspektin shëndetësor dhe ekonomik të kalojmë këtë kohë kaq të rende të pandemisë, pastaj sigurisht që edhe ne si institucion do të rrisim angazhimin që të tentojmë t’i përafrohemi objektivit të realizimit të të hyrave buxhetore të përcaktuara me Ligjin e Buxhetit për vitin 2020.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...