Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë tërheqjen e numrave potencialë fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për periudhën e tremujorin të tretë të këtij viti.
ATK-ja thotë se tërheqja e numrave potencialë fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencialë fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ.
Sipas një komunikate, numri i qytetarëve potencialë të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,582.
“Numri Potencial Fitues 27 78 95, fitues 538 566 478, totali i fituesve 1,582. Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, nga data 6 Nëntor deri me 10 Nëntor 2017, ora 16:00. Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 72,781”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...