Departamenti për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve ka vazhduar me aktivitete tek subjektet biznesore, të cilat nuk kanë kryer obligimet tatimore.
Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti, janë përzgjedhur 18 subjekte, që kanë pas obligime të pa paguara në vlerë prej 1.8 milion euro.
Pra, vlera totale e inkasuar –paguar gjatë ditës së premte ka qenë 416,250.18 euro ose rreth gjysmë milioni euro, ndërsa pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.
Menaxhmenti i ATK-së vazhdon ta ketë në prioritet zvogëlimin e stokut të borxheve, si dhe trajtimin në kohë të borxheve të reja./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj