Google ADS

ASK: Rritet konsumimi i energjisë elektrike

12:21 | 10 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tre mujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se Kosova ka importuar 162.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, Kosova ka eksportuar 175.8 GWh energji elektrike.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas një komunikater të ASK-së, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është 1,957.8 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1,327.4 GWh, dhe në hidrocentrale është 24.9 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, Kosova ka importuar 162.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, Kosova ka eksportuar 175.8 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e tretë të vitit 2015, sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 975.3 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2014), sasia e energjisë elektrike të konsumuar është rritur për 8.3 %.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme