Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të premten “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK), sipas të cilit indeksi i çmimeve të konsumit për muajin korrik 2017 pësoi rënie në një mesatare prej -0.2% krahasuar me qershorin e po këtij viti.
Kjo kryesisht shpjegohet me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë -1.4%; pemë -4.1%; perime -7.8%; me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.4% në IHÇK.
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupi i shërbimeve për transport 8.0%, ngritje e çmimit të biletave me aeroplan me një ndikim prej 0.2% në IHÇK.
Shkalla e inflacionit e matur në korrik 2017 me muajin korrik 2016 ishte 1.7 për qind.
Indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.7% në muajin korrik 2017, krahasuar me muajin korrik të vitit 2016.
Kjo kryesisht është shpjeguar me disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.
Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish 1.0%; pemë 4.3%; sheqer dhe ëmbëlsira 5.5%; kafe, çaj dhe kakao 10.6%; ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 1.1%; duhan 5.6%; rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera 16.6% – ngritje e çmimit të energjisë elektrike në muajin korrik 2017 për 25.9%, krahasuar me tarifat verore të muajt korrik të vitit 2016, përdorimi i pajisjeve për transportin personal 3.2% – ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0% në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: blerja e automjeteve -1.6%; pajisjet telefonike dhe të telefaksit -7.9%; pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave -6.9%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3% në IHÇK.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...