Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2015.
Rezultatet e këtij hulumtimi paraqesin ecurinë në tregtinë me pakicë për nevoja të Llogarive Kombëtare dhe janë burim i rëndësishëm në përpilimin e Bruto Produktit Vendor në baza tremujore.
Në tremujorin e parë të vitit 2015, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, kanë pasur rritje për 13.9% tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara.
Kurse, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve (27.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (26.1%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (14.8%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (11.1%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (10.7%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (8.6%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (5.9%); dhe Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.4%).
Në tremujorin e parë të vitit 2015, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014, kanë pasur rritje: Tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve (56.0%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (26.2%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (24.0%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (19.4%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (6.4%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (12.5%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (9.6%); dhe, Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (4.9%).
Zelenskiy: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmër...
Galatasaray fiton derbin e Turqisë ndaj Fenerbahçes
Aksident në Pogradec, makina përplas një të mitur
Vrasja e djeshme në Mitrovicë, policia shpall në kërkim një ...
Sinani paralajmëron protesta: Marshojmë për barazi dhe drejt...
Goditje për propagandën ruse dhe serbe, TikTok fshin llogari...