Google ADS

ASK: Papunësia në Kosovë është 32.9 për qind

13:42 | 26 Maj 2016
Arbresh.info

Në raportin e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është 32.9 për qind. Sipas ASK dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, 37.6 për qind janë fuqi aktive.

Agjencia e Statistikave ka bërë me dije se  gjatë  vitit 2015, shkalla e papunësisë është 32.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit është 25.2 për qind

“Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%”. Punësimi me i lartë është te meshkujt, 38.7%, ndërsa punësimi te femrat është 11.5%”.

“Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, me rreth 40% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 40%”.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: prodhimi me 14.7%, tregtia me 14.4%, arsimi me 12.1% dhe ndërtimtaria me 9.5%.

Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7%, ndërsa shkalla më e lartë e punësimit është te grupmoshat 35-44 vjeçare me 36.2%.

Sipas rezultateve të AFP-së 2015, fuqia joaktive është mjaft e lartë, me fokus të veçantë te femrat. Sa i përket të punësuarve me kontrata del se 28% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 72% kanë kontratë të përkohshme.

Anketa ka pasur shtrirje në 600 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 4.800 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodes së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme