Google ADS

ASK: Gjatë dhjetorit pati ngritje të çmimeve në shumë artikuj konsumues

17:01 | 12 Janar 2017
M. A.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin dhjetor të vitit 2016.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.4% në muajin dhjetor 2016, krahasuar me muajin nëntor 2016. Ngritja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te qumështi, djathi dhe vezët për 2.1 përqind,  perimet 6.2 përqind , duhani me 2.2 përqind , po ahstu edhe tek  përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 1.0 përqind,.

Sipas ASK-së, në muajin dhjetor kishte ngritje të çmimit të naftës dhe benzinës me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.  Kjo ngritej sipas të dhënave të ASK,  u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupi i bukës dhe drithërave për -0.8 përqind me një ndikim prej -0.1 përqind në IHÇK. Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2016 me muajin dhjetor 2015 ishte 1.3 përqind.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.3 përqind në muajin dhjetor 2016, krahasuar me muajin dhjetor 2015.

Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet:  mish me 1.0 përqind,  qumësht, djath dhe vezë 4.8 përqind,  sheqer dhe ëmbëlsira 9.4 përiqnd  kafe, çaj dhe kakao 3.1 përqind,  duhan me 8.3 përqind,  veshje 3.2 përqind  rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera 1.0 përqind përdorim i pajisjeve për transportin personal 5.4 përqind.

Shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2016 ishte 0.3%.

Indeksi i harmonizuar  i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2016 ishte më i lartë, në një mesatare prej 0.3%, krahasuar me vitin 2015.  Kurse, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-2.6%); pemë (-3.5%); perime (-6.1%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-4.5%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-2.7%); përshkallëzim i TVSH-së me 8.0% nga muaji shtator i vitit 2015 te disa artikuj dhe shërbime ka ndikuar në rënie të inflacionit në një masë prej (-0.4%) në vitin 2016; përdorim i pajisjeve për transportin personal (-4.7%), me një ndikim të përbashkët prej 1.0% në IHÇK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme