Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor të këtij viti, ku tregohet për një deficit tregtar më të lartë për 4.3% në në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 202,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 194,4 milionë eurosh në vitin 2015.
Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 13.7%.
“Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2016 kishte vlerën 32,1 milionë Euro, ndërsa importi 234,8 milionë Euro, ku është një rritje prej 35.4% për eksport dhe 7.6% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 28.5% e përbëjnë produktet minerale; 7.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 7.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.2% e përbëjnë produktet bimore; 3.5% e përbëjnë lëkura dhe artikuj prej saj; 2.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.5% të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.2% e përbëjnë produktet minerale; 9.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.5% e përbë jnë mjetet e transportit; 7.2% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre, e.t.j”, thuhet në një komunikatë të ASK-së.
ASK thotë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6,4 milionë euro, ose rreth 20.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 0.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.2%), Bullgaria (3.5%), Holanda (3.4%), dhe Austria (2.6%).
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 102,2 milionë Euro, ose 43.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.9%), Italia (5.7%), Greqia (4.9%), Polonia (3.2%) etj.
“Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2016, arritën në 16,6 milionë Euro, ose 51.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 68.9%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Serbia (22.1%), Shqipëria (12.6%), Maqedonia (11.8%), dhe Mali i Zi (3.3%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2016, arritën në 65,6 milionë Euro, ose 27.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.0%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.0%), Maqedonia (5.6%), Shqipëria (4.1%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.6%).Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 9,0 milionë Euro, ose 28.3%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Kina (18.5%) dhe Zvicra (5.8%)”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 66,9 milionë Euro, ose 28.5%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.6%) dhe Turqia (9.3%).
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”