Zyrtarisht serbët ende nuk kanë shprehur interesim për të aplikuar per operatorin e tretë mobil në Kosovë, si edhe e parashikon marrëveshja për telekomin mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtë e vërteton për KosovaPress Ekrem Hoxha, kryetar i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
“Pranë ARKEP nuk kemi të regjistruar asnjë aplikim nga ndonjë kompani me origjinë nga shteti i Republikës së Serbisë. Meqenëse nuk kemi asnjë aplikim/interesim konkret edhe përgjigja në pyetjen e juaj se në cilat zona apo me çfarë shërbime do operojnë ndërmarrjet e autorizuara sipas legjislacionit të aplikueshëm është e pamundur të ju komunikohet”, tha Hoxha përmes përgjigjeve elektronike.
Në bazë të marrëveshjes që e ka siguruar “KosovaPress”, operatori serb duhet të aplikojë më së largu deri më 15 nëntor të këtij viti. Ndërsa koha kur operatori serb pajiset me licencë nga ARKEP sipas marrëveshjes bëhet më 15 janar të vitit 2016.
Po ashtu në marrëveshje thuhet se ky autorizim do të dorëzohet në të njëjtën ditë kur kodi i ITU-së i jepet Kosovës. Ndërsa ky autorizim i përkohshëm nuk do të skadojë para datës 01/03/2017, thuhet në marrëves hjen për telekomunikacion të arritur në muajin gusht mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i ARKEP, Ekrem Hoxha, tha se marrëveshja për telekomin, parasheh që operimet në segmentin e telefonisë mobile do jenë të kufizuara brenda infrastrukturës aktuale në terren, duke iu referuar pjesës veriore të vendit.
Hoxha po ashtu tha se në marrëveshjen e telekomunikacionit janë të parapara afatet respektive të cilat janë të ndërlidhura dhe kushtëzuara me implementimin e pikave respektive siç edhe mund të konstatohet nga dokumentet publike.
Në dokumentin për telekomin, të cilin po e publikojmë të plotë, ndër të tjera thuhet se; “Për telefoninë mobile, autoritetet e Kosovës do t’i japin leje kompanisë se re me një autorizim të përkohshëm, nën kornizën rregullative të Kosovës, për operacione të tanishme, dhe të kufizuara në infrastrukturën aktuale në terren. Ky autorizim i përkohshëm nuk do të përfundojë para ja narit 2016. Autorizimi i përkohshëm do të përfundojë sapo autoritetet e Kosovës të nxjerrin një licencë të re të plotë dhe të pakufizuar të telefonisë mobile, si rezultat i një tenderi/ ankandi. Tenderi do të organizohet në përputhje me standardet e BE-së.
Infrastruktura aktuale aktive e palëvizshme e telekomunikacionit e Ndërmarrjes së Re duhet të mirëmbahet rregullisht…
Lëshimi i autorizimit të përkohshëm: ky autorizim i përkohshëm do të dorëzohen te lehtësuesi i BE-së, më 01/01/2016 dhe të hyjë në fuqi vetëm atëherë kur të dorëzohet tek operatori. Lehtësuesi i BE-së do t’ia dorëzojë atë operatorit kur Kosovës t’i caktohet një kod tre-shifror nga ITU. Ky autorizim i përkohshëm nuk do të skadojë para datës 01/03/2017.
Ky autorizim do të dorëzohet në të njëjtën ditë kur kodi i ITU-së i jepet Kosovës”.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...