ARKEP: Në 2017 shuhet veprimtaria e operatorit të përkohshëm serb

10:19 | 10 Shtator 2015
Arbresh.info

Tenderi për telefoninë e tretë mobile është paraparë të hapet në vitin 2017. Operatori mobil serb të cilit do ti epen frekuencat shtesë sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit , do të operoj deri në momentin kur hapet tenderi për telefonin e tretë mobile në Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për “KosovaPress”, kryetari i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Ekrem Hoxha.

Ai ka thënë se ende operatori mobil nuk ka aplikuar për resurse shtesë, e që sipas tij ndërmarrja e re serbe duhet fillimisht të kaloj në disa procedura, si ajo e regjistrimit e të tjera.

“Marrëveshja parasheh që një ndërmarrje e re e themeluar sipas ligjeve dhe kornizës rregullatore në Republikën e Kosovës, duke i respektuar gjitha këto detyrime, do të parashtroj aplikimin pranë organeve kompetente. Në këtë rast fillimisht duke kryer regjistrimin pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Financave. Pas kompletimit të këtyre procedurave duke i respektua r prapë ligjet e kornizën rregullatore mund të vij te rregullatori dhe të parashtroj aplikacionin për telefoni fikse dhe një autorizim të përkohshëm, apo lejim të përkohshëm, për operime në veri në infrastrukturën ekzistuese që e ka pasur operatori ilegal atje”, tha Hoxha.

Ndërsa , dhënia e resurseve shtesë për operator të tretë mobil sipas Hoxhës do të bëhet në vitin 2017.

“Dhënia e resurseve frekuencore për operatorin e tretë si përflitet në media është subjekt i një analize të thellë që duhet ta ndërmerr rregullatori dhe assesi nuk pritet të ndodh para vitit 2017 “. tha Hoxha.

Në këtë garë ka të drejt konkurrimi edhe operatori serb. Pa marrë parasysh nëse fiton apo jo, operatori i përkohshëm serb shuhet së funksionuari në momentin kur hapet gara për telefoninë e tretë.

“Çka është me rëndësi ndërmarrja e re që themelohet sipas ligjeve të Kosovës nuk prodhon apo nuk krijon asnjë predispozitë favorizuese apo ndonjë element i cili e prejudikon rezultatin e garës. Në qoftë se e fiton garën natyrisht konform kushteve edhe atëherë e fiton atributin e operatorit të tretë të shtetit. Në qoftë se e humb garën apo edhe nuk bënë pjesë fare në proces atëherë në momentin kur lëshohet autorizimi për fituesin e garës ky lejim i përkohshëm pushon se ekzistuari . Dhe kjo nënkupton që në terren ajo infrastrukturë do të largohet dhe mos të vazhdoj të funksionoj. Këtë e parasheh në mënyrë taksative marrëveshja por edhe ligjet dhe rregulloret e vendit tonë”, tha Hoxha.

Po ashtu i pari i AR KEP-it tha se lejimi i përkohshëm i kompanisë serbe për operim në këtë fushë do ti nënshtrohet të gjitha detyrimeve financiare duke përfshirë edhe taksat.

“Kjo ndërmarrje e re do të i renditet çdo detyrimi financiar dhe tatimor që e parashohin ligjet e Republikës së Kosovës, edhe për ato resurse që do të i shfrytëzoj përkohësisht, për periudhën që parashihet në marrëveshje, do të i paguaj të gjitha taksat dhe detyrimet sikur edhe operatorët të tjerë të autorizuar në vend. Pra nuk kemi të bëjmë me asnjë koncesion apo vetëm një njohje të operimit të përkohshëm dhe të drejtë pjesëmarrjes në bazën e vlerësimit autonom të asaj ndërmarrje në procedurën e garës ndërkombëtare kurdo që ajo të organizohet me organet kompetente të vendit tonë”, tha Hoxha.

Sipas t ij, licencimi i përkohshëm i oratorit serb pritet të ndodh gjatë muajve të ardhshëm, pasi ky operator ti ketë kaluar të gjitha procedurat tjera nisur nga regjistrimi në institucionet përkatëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme