Shqiprim Pula, anëtar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, po raporton në Komisionin e Parlamentit për Ekonomi në lidhje me raportimet se Telekomi Slloven ka nisur procesin e shitjes së njësisë biznesore në Kosovë “IPKO”.
“Ne si ARKEP nuk kemi pranuar ndonjë shkresë apo informatë zyrtare. Telekomi Slloven ka asete në të gjithë Ballkanin dhe është në diskrecionin e tyre se cilën njësi biznesore dëshirojnë ta shesin. Ata kanë vendosur ta shesin njësinë në Kosovë. Aktualisht gjithçka qarkullon mbi bazën e supozimeve dhe asgjë nuk ka të shkruar. Në korrik të 2019 e ka nisur procesin e shitjes dhe akoma është i pa përfunduar tërësisht”, është shprehur Pula para deputetëve, raporton arbresh.info.
Sipas Pulës, ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme shkaku i sigurisë kombëtare.
“Ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme gjithmonë kur kemi parasysh sigurinë kombëtare. Një mori institucionesh mund të involvohen në parandalimin e një ndodhie të tillë. Shteti i Kosovës ka të drejtë të interesohet te Telekomi Slloven për këtë shitje, se në çfarë faze ka arritur”, është shprehur Pula.
Pula si anëtar thotë se nuk do të votonte bartje të një autoriteti të tillë.
Anëtarja e Komisionit, Mimoza Kusari Lila, tha se është imediate nevoja e ndërhyrjes nga ana e shtetit, konkretisht e qeverisë.
“Telekomi i Serbisë ka hy në raundin e dytë dhe final të IPKO-s në Kosovë”, është shprehur Kusari Lila.
Në momentin që shitet “IPKO” duhet të drejtohet te ARKEP për bartje ose jo të drejtave të parapara me Ligjin për komunikime elektronike.
Neni 53, i këtij ligji parasheh “transferin e të drejtës për shfrytëzim të resurseve të komunikimeve elektronike”.
Aty thuhet se “një person mund ta transferojë të drejtën për shfrytëzim të resurseve të dhëna të komunikimeve elektronike përfshirë këtu edhe transferin e qiramarrjes, përveç transferin e radio-frekuencave, qëllimi i të cilave është radio dhe/ose TV difuzioni tek personi tjetër në rastet e specifikuara nga Autoriteti”./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...