Avni Arifi, ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe sot u prit Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe HH, Sheikh Abdullah bin Zayed al Nahyan.
Arifi gjatë një postimi në facebook ka shkruar se gjatë takimit u diskutua për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe mundësit e fuqizimit të raporteve bilaterale Kosovë-EBA.
Ai ka shtuar se ‘ekziston një vullnet i fuqishëm që edhe më tutje të ndihmohet Kosova’.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin.
“Sot u prita nga Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe HH Sheikh Abdullah bin Zayed al Nahyan. Në një takim shumë miqësor u diskutua për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe mundësit e fuqizimit të raporteve bilaterale Kosovë-EBA. EBA mbetet njëri nga vendet kryesore të këtij rajoni që ka mbështetur Kosovën fuqishëm gjatë luftës por edhe në procesin e rindërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Ekziston një vullnet i fuqishëm që edhe më tutje të ndihmohet Kosova por tani në formë të investimeve ku potenciali ekonomik i EBA është i gatshëm që të aktivizohet konform propozimeve dhe projekteve atraktive ekonomike që mund të vijnë nga Kosova. Komunikimi me EBA do të rritet dhe fuqizohet në javët dhe muajt dhe kjo gjithsesi do të jetë në interes reciprok të të dy vendeve”, ka shkruar Arifi./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...