Anulohet protesta e thirru në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës

10:33 | 13 Nëntor 2020
V. S.

Masat e reja anti-covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 e deri në ora 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohen nga bizneset dhe qytetarët.

Për këtë arsye, “Zëri i Popullit”, kishte paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, raporton arbresh.info

Protesta e thirru përmes  rrjeteve sociale është anuluar sot vetëm pak minuta para se të filloj.

E anulimi i kësaj proteste ka ardhur pasi që Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, është distancuar nga protesta.

Këngëtari Labinot Tahiri ka qenë ai që ka treguar përmes një postimi në facebook, se nuk ka arsye të protestohet më pasi Gastrenomet kanë dalur kundër.

Njoftimi i plotë:

Lajmërim lidhur me ANULIMIN E PROTESTËS për Sot!

Të dashur qytetarë mirëmengjesi!

Qytetarë Zoti ua shpetoftë familjet e juaja nga PANDEMIA!

Sa i pêrket për LEUKEMINË DHE KANCERIN gjithnjë do të jem i gatshëm për ju.

Protesta e thirur nga unë për ti mbrojtur bisneset dhe gastronomët ishte tepër e sinqertë dhe tepêr e drejtë!

Sot para 20 minutave, kryetari i Gastronomëve paska dalur me nje deklaratë ku nuk marrin pjesë në protestë, unë me përgjegjegjesitë që kisha për ta, e ANULOJË PPROTESTËN PËR SOT!

Ata ineteres nuk paskan as pak, dhe i paskan punët mirë, nuk di qysh dilnin në sheshe me TENGJERE E KUSIA!

Të gjitha ankesat e tyre paskan qenë politike!

Kështu janë njerezit që shikojnë me të lan në lloq!

Pra dhe unë i respektojë  masat dhe ruani shëndetin.

EH KOSOVA JONË E DASHUR EDHE ME U QU NË KËMBÊ E ME E NGRIT ZANIN DHE ME QËLLIM ME TË LAN NË LLOQ , JOOOO ME MUA KURRË!

Ju falenderojë shumë për interesimin e madh që keni pasur vetem juve si qytetarë , por me një njeri ose me gjoks i vetëm nuk shtyhen gjërat kur të  gjithë nuk janë njëzëri!!!

ZOTI JU BEKOFTË!

Media mund ta merrni shkrimin për anulimin e protestës vetem dhe arsyen e shenoni se ndryshe nuk do ta kisha anuluar.

Sinqerisht Labi Kosovë e Shqipêrisë./arbresh.info/

​Gastronomët distancohen nga protesta gjithëpopullore kundër masave të reja antiCovid-19

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme