Është anuluar konkursi për Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor Financiar në KRU “Prishtina”.
Anulimi është bërë me vendim të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet se anulimi është bërë për shkak të lëshimit të disa gabimeve teknike të cilat mund të ngushtojnë konkurrencën, duke përjashtuar personat që nuk kanë përvojë në sektorin publik.
“Ua kujtojmë se, në bazë të nenit 21 dhe neni 21 paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 05/L-009 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike i Ndryshuar dhe i Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 për NP si dhe Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative, Bordi i Përkohshëm i
Drejtorëve të KRU ‘Prishtina’ sh.a., në mbledhjen e Jashtëzakonshme të mbajtur më datë 07.04.2020, vendosi të publikoj konkursin për plotësimin e dy pozitave , Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor Financiar të KRU ‘Prishtina’ sh.a”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet gjithashtu se për rishpallje të konkursit do të njoftohet me kohë./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës