Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, duke raportuar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me pretendimet e Bechtel – Enka, për penalizimet që kanë derivuar nga mos përmbushja e detyrimeve të Qeverisë në ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”, ka marrë kritika të shumta nga anëtarët e Komisonit për pagesën e 63 milionë eurove shtesë për këtë të fundit.
Anëtarja e këtij komisioni Mimoza Kusari-Lila ka thënë se me buxhetin e vitit 2018 nuk është paraparë kjo shumë dhe se sipas saj Qeveria nuk ka më çka t’i paguaj këto shuma.
Kurse, Hykmete Bajrami ka thënë se nga vonesat për një muaj janë shtuar një milionë euro siç e quajti ajo 1 milion “penallti” për një muaj vonesë.
Kompania Bechtel-Enka kërkon nga punëdhënësi i saj në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës, edhe 63 milionë euro mbi shumën e kontraktuar për përfundimin e punimeve në autostradën Prishtinë – Han i Elezit, drejt Shkupit.
Në këtë dokument thuhet se palës kontraktuese i janë shkaktuar dëme dhe ka pasur vonesa në përfundimin e punimeve, si pasojë e pengesave nga punëdhënësi, Ministria e Infrastrukturës.
Por, ish-ministri Lutfi Zharku ka thënë se gjatë mandatit të tij është përmendur shifra prej 14.8 milionë eurosh dhe jo e shumës prej 63 milion eurosh.
“Ne kemi folur për 14.8 milionë, propozimi është në Qeveri për shkak të shtyrjes së afatit të punimeve”, ka thënë Zharku.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...