Sipas ekspertëve të ekonomisë rritja e inflacionit që nuk po shoqërohet edhe me rritje të pagave, sidomos në sektorin privat po e zvogëlon fuqinë blerëse të konsumatoreve, e rrjedhimisht kjo e ulë standardin jetësorë.
Eksperti i ekonomisë, Musa Limani, ka thënë për Telegrafin se dallimi në mes të pagave dhe çmimeve është i madh.
Sipas, tij, ky dallim bën që standardi jetësorë të jetë i ulët për kosovarët.
“Gjithnjë po vjen duke rënë standardi jetësor, pasi pagat mbesin me vite të njëjta, derisa çmimet po rriten. Kjo rritje e çmimeve duke mos rritur edhe pagat rrjedhimisht e zvogëlon edhe fuqinë blerëse të konsumatorëve”, theksoi për Limani.
Sipas tij, shkalla e inflacionit është e madhe, i cili shprehet në përqindjen e shportës jetësore.
“Në Kosovë nuk përcillet inflacioni edhe me ngritjen e pagave, prandaj ekziston një disproporcion i madh ndërmjet pagave dhe fuqisë reale blerëse te konsumatorët. Kemi çmimet shumë të larta me nivelin e pagave”, tha Limani.
Sipas tij, paga minimale duhet të caktohet nga Qeveria, ku pastaj përcaktohet edhe rritja e pagave që të ndiqet edhe shkalla e inflacionin.
Ndryshe, sipas zyrtarëve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimi i konsumit për muajt janar- shkurt 2015, vazhdojnë të jenë më të ulët se sa muajt janar-shkurt 2014. “Pra janari i këtij vitit ka qenë për 0.6 për qind më i ulët se janari 2014. Kurse shkurti 2015, është për 0.3 për qind më i ulët se shkurti 2014. Sa i përket lëvizjeve mujore janari 2015 ishte 0.2 për qind më i lartë se dhjetori 2014, ndërsa shkurti për 0.3 për qind më i lartë se janari 2015”, ka thënë për Telegrafin, Hazbije Qeriqi, zëdhënëse e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Por, pavarësisht këtyre trendëve negative ekonomike në vend ASK-ja nuk e llogarit shportën që nga vitit 2002.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...