Është rritur dukshëm numri i amerikanëve që po kursejnë para në banka.
Vetëm në muajin mars vlera e kursimeve është rritur në 13.1% nga 8% sa ishte në shkurt, sipas byrosë së Analizave Ekonomike të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, shkruan CNN transmeton arbresh.info.
Aty thuhet se kjo është shkalla më e lartë e kursimeve që nga nëntori i vitit 1981.
Ndërsa Qeveria ka njoftuar se të ardhurat e personave kanë rënë për 2% pas urdhërit për qëndrim në shtëpi për të parandaluar përhapjen e virusit Covid 19.
E 3.8 milionë qytetarë të tjerë u paraqitën për përfitime të papunësisë javën e kaluar, duke e çuar totalin në 30 milionë që nga mesi i marsit.
Kjo është vlerësuar si tkurrja më e keqe në ekonominë amerikane që nga recesioni i madh i vitit 2008./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...