Google ADS

Ambasadorja e Izraelit në Beograd viziton Gjilanin

14:10 | 12 Korrik 2019
arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

Kryetari Haziri ka thënë se në takim është biseduar për mbështetjen e agrobiznesit në Gjilan.

“Është kënaqësi e veçantë që ambasadorja e Izraelit është për vizitë në qytetin  tonë.  Është vizita e dytë e një ambasadori në qytetin tonë. Biseduam për mbështetjen në agrobiznes për shkollën profesionale të bujqësisë për Universitetin Publik ‘Kadri Zeka’. Meqë jemi në prag të ‘Shabatit’ unë e urova ambasadoren për këtë festë dhe popullin e Izraelit. Duke pas parasysh se Gjilani ka pas një komunitet hebrenj, por për shkak të luftës janë shpërngul dhe tashme janë qytetarë të Izraelit dhe janë gjilanasit ma të mëdhenj që i ka Izraeli”, tha ai./arbresh.info/

Të ngjashme